Është hera e 131-të që ish – punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj ngritin e zërin e tyre përmes protestave. Kërkojnë që mundi i 912 punëtorëve t’u shpaguhet më në fund.
Pos protestave ata kanë provuar çdo formë tjetër që të vijnë deri tek e drejta e tyre, madje i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese.
Kjo e fundit madje u ka dhënë të drejtë kërkesave të tyre. Kryetari i Shoqatës Sindikale të ish – punëtorëve të kësaj fabrike, thotë se Agjencioni Kosovar i Privatizimit vazhdon të bëjë shkelje duke mos ekzekutuar aktgjykimin e kësaj Gjykate.
Azemi thotë për KosovaPress se ka takuar përfaqësuesit e AKP-së, e po ashtu edhe shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së. Mirëpo as prej tyre nuk ka kurrfarë rezultati.
Ata, sot kanë kërkuar takim me kryeministrin Isa Mustafa. Këtë takim Azemi thotë se janë duke e kërkuar qysh prej tre muaj, mirëpo, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Ky është një paradoks, hipokrizi e pashpjegueshme. Unë isha në Nju Jork dhe e bëna një kërkesë me hy në kombet e bashkuara dhe pa kurrfarë problemi kemi hyrë”, tha Azemi për KosovaPress.
Ish –punëtorët, duke u shprehur fuqishëm se kanë të drejtë ligjore, do të vazhdojnë me kërkesat e tyre deri në fund. Madje nuk e mohojnë edhe një padi ndaj kryeministrit Isa Mustafa, sepse ky i fundit nuk është i paprekshëm sipas tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'