Klubi i Prodhuesve të Kosovës, sonte në një mbrëmje gala, nis fushatën promovuese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e prodhimeve vendore për ekonominë e një vendi.
Kjo ngjarje e organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka për qëllim të bëhet një ngjarje tradicionale ku do të njihen meritat e prodhuesve vendorë.
Në këtë mbrëmje do të bëhet edhe lansimi i videos promovuese Made In Kosova, e cila është pjesë integrale e kësaj fushate dhe për të cilën kanë kontribuar disa nga personalitetet më të arrira kosovara.
Gjatë kësaj nate Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të ndan edhe çmimet ‘Zemra e Kosovës’ për shumë akterë relevantë të cilët për vite me radhë kanë punuar për promovimin e prodhimeve vendore. Po ashtu do të shtrohet darka me prodhime vendore nën tingujt e muzikës kënduar nga artistë e njohur kosovarë.
“Në kohën kur Kosova po merr lajme të mira nga arena ndërkombëtare dhe gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë e familjes së shteteve të botës, prodhuesit vendorë luajnë një rol të pakontestueshëm në ekonomi dhe kjo ngjarje është vetëm një shënim i këtij roli, si dhe zotim për të punuar edhe më shumë në të ardhmen”, u shpreh me këtë rast drejtori ekzekutiv i KPK-s, Astrit Panxha”.
Ngjarja mbahet të mërkurën, me fillim nga ora 19:00 në Hotelin Emerald, salla Beethoven në Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit më lartë institucionalë, përfaqësues të misioneve diplomatike, nga media, kultura, të OJQ-ve si dhe përfaqësues nga biznesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe