LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Universiteti i Prizrenit shembull i mirë i Kosovës së re

Thaçi: Universiteti i Prizrenit shembull i mirë i Kosovës së re

Presidenti Thaçi priti rektorin e Universiteti të Prizrenit, Ramë Vataj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, i cili ishte shoqëruar nga anëtarë të Këshillit Drejtues dhe dekanë të fakulteteve në kuadër të këtij institucioni të lartë arsimor.

Presidenti Thaçi përgëzoi rektorin Vataj për angazhimin rreth konsolidimit të këtij universiteti, duke theksuar rëndësinë për hapat e ndërmarrë në thellimin e reformave të tij.


“Është mesazhi më i mirë që Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ po shënon suksese në fillesat e funksionimit të tij. Natyrisht se duhet të implementohen të gjitha kriteret, standardet që kërkohen edhe nga Agjencia e Kosovës për Akreditim”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili i përgëzoi drejtuesit e UPZ-së për faktin që në këtë universitetit ka afro 13,000 studentë, me një staf akademik të nivelit rajonal, por edhe më gjerë.

I pari i vendit e mirëpriti zhvillimin e mësimit në tri gjuhë në këtë universitet, gjë që, sipas tij, është një shembull i mirë i Kosovës së re, Kosovës multietnike, Kosovës evropiane.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj, në emër të UPZ-së, përgëzoi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së kreut të vendit. “Jemi i vetmi universitet në Kosovë që ofron program edhe në gjuhët turke dhe boshnjake. Po punojmë në profilizimin e programeve dhe të kurrikulës”, ka thënë rektori i UPZ-së Vataj, i cili potencoi përkushtimin për forcimin e mëtejmë të kuadrit mësimdhënës në të gjitha nivelet e studimeve.

“Punoni sa ma shumë për ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve të universitetit, për sa më shumë hulumtime shkencore, për diversifikimin e kurrikulës në institucionin tuaj. Keni bërë punë solide, por natyrisht se ka hapësirë për t’u bërë edhe më shumë”, theksoi presidenti Thaçi, duke shtuar se UPZ do të ketë mbështetjen e vazhdueshme nga Zyra e Presidentit dhe institucionet e tjera relevante. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori