LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja do të marrin kuota të njëjta nga gazi i TAP-it

Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja do të marrin kuota të njëjta nga gazi i TAP-it

Shqipëria bashkë me disa vende të rajonit janë duke lobuar në Komisionin Europian për të siguruar financimet e nevojshme për projektin IAP (linja dytësore e gazsjellësit TAP që do të furnizojë Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën nëpërmjet Shqipërisë).

Burimet zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë bëjnë me dije qeveria shqiptare ka aplikuar tashme për financime dhe po punohet ngushtësisht me qeveritë e dy shteteve te tjera ku kalon ky projekt, Malit te Zi dhe Kroacisë për sigurimin e këtyre fondeve e duke shkuar drejt realizimit te këtij projekti.

Projekti IAP do të kalojë në drejtim të veriut, përshkon ne mënyrë gjatësore territoret e vendit tonë, dhe për rrjedhojë do të shërbejë si një magjistral, rrjet transmetimi i presionit të lartë, duke siguruar kështu një furnizim të qëndrueshëm afatgjatë me gaz.


Ky projekt do të bëjë lidhjen me projektin TAP-AG, nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi do të përfundojë ne Kroaci, dhe nga ky projekt do të përfitoj, Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Gjatësia e këtij tubacioni do te jete 511 km, do te transportoje 5 bcm/vit dhe përfituesit nga kjo sasi gazi do të jetë:

Shqipëria me 1bcm/vit

Mali i Zi me 0,5 bcm/vit

Bosnja dhe Hercegovina 1bcm/vit

Kroacia me 2.5 bcm/vit

Kosova do të marrë gaz nëpërmjet Shqipërisë, njofton ERE. Projekti TAP në vendin tonë tashmë ka hyrë në periudhën e implementimit të tij, ose në fazën e ekzekutimit, dhe pas tij do te kemi ndërlidhjen me projektin tjetër IAP.

Entet rregullatorë të Energjisë të tri vendeve nga ku do të kalojë tubacioni i gazsjellësit Trans Adritic Pipeline, Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë e kanë certifikuar si Operator të pavarur Transmetues bazuar në modelin ITO të Paketës së Tretë të Energjisë. Vendimi final merr në konsideratë certifikimin e TAP, sipas direktivave të Komisionit Europain dhe Sekretariatit të Energjisë.

Në lidhje me këtë çështje, drejtori menaxhues i projektit TAP, Ian Bradshaw tha se : “Jam shumë i kënaqur nga progresi i bërë deri tani me projektin TAP. Pas realizimit të kontratave tona strategjike, arritjes së tubacioneve të para në Shqipëri, certifikimi ITO është një tjetër sfidë e arritur, por ne do të duhet të vazhdojmë më tej. Do të doja të falënderoja të tre autoritetet, Komisionin Europian dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për bashkëpunimin në këtë proces”.

Në vitin 2013, TAP siguroi një përjashtim nga disa dispozitave të Direktivës së BE-së gazit (2009/73 / EC), duke përfshirë edhe atë mbi pronësinë për një periudhë prej 25 vjetësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori