LAJMI I FUNDIT:

Nderohen martirët e masakrës së Studimes

Nderohen martirët e masakrës së Studimes

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku mbahet Akademia përkujtimore në nderim të 116 martirëve të masakrës së Studimes, Vushtrri.

Më 2 maj të vitit 1999, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitar serb 116 persona civil që ishin në kolonë për tu shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.


Për çdo vit në Studime të Vushtrrisë më 2 maj mblidhen familjarë dhe përkujtojnë të dashurit e tyre që atë mbrëmje të kobshme gjetën vdekjen, vetëm pse ishin shqiptar.

Çetnikët atë natë pa kurrfarë ndërgjegje dhe dhimbje i vrau para syve të familjarëve 116 vetë, ku më ishin banorë të Studimes,Vushtrrisë dhe vendbanimeve të ndryshme të Kosovës ./Telegrafi/