Por çfarë përfaqëson dhurata dhe pse na ngazëllen aq shumë ajo?
Dhurata mbetet një mënyrë për të shprehur dashuri, miqësi, kujdes për njeriun që do, që të pëlqen ose dikë që e respekton. Gjithmonë i jepet shumë rëndësi sinqeritetit të dhuratës, pra idesë që ajo është bërë me shumë zemër, që do të pëlqehet dhe që të ketë një vlerë afektive dhe simbolike, transmeton Telegrafi.
◙ Karakteristikat e një dhurate ideale nuk janë të lidhura me vlerën e saj, por me idenë.
Femra, sipas rregullit, nuk duhet t’i dhurojë mashkullit gjëra me vlerë. Përveç kësaj, ajo nuk guxon që e para të ndërmarrë iniciativën për dhuratë. Përjashtim bëjnë vetëm çiftet bashkëshortore. Sidoqoftë, femra zakonisht kthen dhuratën, por jo me vlerë të njëjtë, por si shenjë respekti dhe miqësie.
◙ Kur dhuroni ndonjë libër, së pari ose duhet ta keni të lexuar atë libër ose ta pyetni për këshillë personin kompetent. Në libër nganjëherë mund të shkruani edhe dedikimin, mirëpo kjo zakonisht bëhet me kërkesën e personit që e merr dhuratën.
Sigurisht që nuk do ta shkruani dedikimin në tekstet shkollore nga të cilat mësohet, ose në ndonjë doracak, i cili shfrytëzohet në punë, e të cilin ndoshta mund ta përdorin edhe shokët e shoqet tuaja… Autori i librit, kur dhuron, zakonisht nënshkruhet, sepse ajo rrit vlerën e librit, sidomos në qoftë se autori është i njohur.
◙ Kur dhuroni ndonjë fotografi artistike, duhet mjeshtërisht të njihni shijen dhe stilin e atij që i dhurohet. Me fjalë të tjera, rendi është që ajo fotografi së paku të vendoset në mur kur dhuruesi vjen në vizitë, edhe nëse nuk i përshtatet enterierit të dhomës. Për këtë shkak, përderisa nuk jeni të sigurt në zgjedhjen tuaj, ikni prej dhuratave të tilla.
◙ Gjithashtu, eliminoni shprehinë shpeshherë që në vend të dhuratës të jepni para. Edhe pse kjo ndoshta është praktikë, shumë më bukur është që të dhurohet diçka e bukur dhe me vlerë, që marrësi t’ju kujtojë juve, sepse dhurata është shenjë respekti, dashurie dhe falënderimi, e jo shërbimi që duhet paguar me para.
◙ Dhuratën dorëzojeni personalisht, mos e lini anash, në ndonjë vend diskret. Ndërsa kur ju pranoni dhuratën përzemërsisht falënderojeni, menjëherë hapeni, lavdërojeni dhe mos komentoni nëse nuk ju pëlqen.
Gjithashtu kurrë mos i thoni dhuruesit: “Faleminderit, nuk ka pasur nevojë” ose “Nuk është dashtë kaq të shpenzoni”! Në këtë rast më mirë është të heshtni, sepse nuk është e hijshme të thuhet ashtu.
◙ Dhurata nuk guxon të refuzohet, sepse kjo është ofenduese për dhuruesin. I vetmi rast kur duhet të refuzoni dhuratën është kur ajo jepet me karakter korruptues.
Dhuratat megjithatë, mund të kthehen vetëm në rast prishjeje të fejesës. E fejuara e mëparshme, kthen ish të fejuarit unazën dhe të gjitha dhuratat me vlerë të cilat i ka marrë. Dhuratat me vlerë, ajo, ia kthen edhe të afërmve të të fejuarit me një arsyetim shkurt të shkruar. Pas kurorëzimit dhuratat nuk kthehen.
Dhe, në fund, mos harroni edhe këtë: mbani mend dhe heshtni! Përkatësisht, ktheni dhuratat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Shenjat e horoskopit që më shumë preferojnë të kursejnë sesa të shpenzojnë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?