LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-boksieri i njohur, po përgatiste sulme terroriste në Romë

Arrestohet ish-boksieri i njohur, po përgatiste sulme terroriste në Romë

Policia italiane ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 6 personave të konsideruar anëtarë të një celule xhihadiste që po organizonte atentate terroriste në kryeqytetin italian Romë.

4 prej tyre janë arrestuar e 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e pjesëmarrjes në organizim me qëllim terrorizmin ndërkombëtar.

Të arrestuarit janë një cift me nënshtetasi italian por me origjinë marokene me 2 fëmijë të moshës 2 e 4 vjeç të cilët i janë besuar gjyshërve të tyre si dhe 2 të rinj po me kombësi marokene. Sipas policisë italiane Abderrahim Moutaharrik së bashku me bashkëshorten e tij Salma Bencharki e rezidentë në Leko të Italisë po përgatiteshin të largoheshin nga Italia e t’i bashkoheshin luftës së Shtetit Islamik në Siri.


Abderrahim Moutaharrik, është një sportist profesionist, ish-boksier mjaft i njohur në territorin italian.

Të gjithë të arrestuarit janë rezidentë në provincën e Lombardisë e Piemontes.

Dy personat e shpallur në kërkim janë çifti i përbërë nga Alice Brignoli, italiane e konvertuar në Islam me emrin Aishe e bashkëshorti i saj maroken Mohamed Koraichi. Sipas policisë italiane çifti ishte larguar prej disa muajsh nga territori italian drejt Sirisë së bashku me 3 fëmijët e tyre.

Nga përgjimet telefonike policia italiane ka vërtetuar qëllimet e këtyre personave për të goditur me një atentat terrorist Romën, përgjatë eventeve të besimtarëve katolikë në Romë.

Ndër 4 personat e arrestuar është dhe një 23 vjecar maroken vëllai i Oussama Khachia, i dëbuar më 2015 nga territori italian e që ka ndërruar jetë në Siri pasi i është bashkuar luftës së Shtetit Islamik.

Kryeministri italian Renzi ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e operacionit të policisë antiterroriste italiane.

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori