LAJMI I FUNDIT:

IPKO vazhdon të shpërndajë pako të internetit në mobil, falas

IPKO vazhdon të shpërndajë pako të internetit në mobil, falas

Në sheshet dhe kafeteritë më të frekuentuara të shtatë qyteteve më të mëdha të Kosovës, IPKO ka filluar shpërndarjen e pakove të internetit në mobil, falas.

Pakot e internetit përmbajnë 500MB dhe shpërndahen përmes balonave.

IPKO ka vendosur të shpërndajë përsëri pako të internetit në mobil, falas, për përdoruesit e saj. E tëra që kërkohet për të marrë falas pako të internetit, është të keni numër të IPKO-së.


Për të qëndruar më afër përdoruesve të saj, IPKO ka organizuar aktivitete në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës për të shpërndarë falas, pako të internetit në mobil.

Ky aktivitet është nisur dje në Prishtinë, ku janë shpërndarë një numër i madh i pakove në sheshin Nëna Terezë, tek monumenti NewBorn dhe rrugën Fehmi Agani/ “Kafet e Vogla”, për të vazhduar edhe në Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe në Prizren.

Shpërndarja falas e pakove të internetit po bëhet përmes balonave në të cilat është i vendosur një kod, i cili përmban 500MB. Për ta aktivizuar pakon prej 500MB, duhet të aktivizohet kodi që gjendet në ballonë.

IPKO është ofruesi i parë në Kosovë i rrjetit më të shpejtë 3&4G. Sinjali 4G i IPKO-së në Kosovë mbulon mbi 80 për qind të popullatës. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar