LAJMI I FUNDIT:

Mediat e huaja raportojnë për aksionin policor në Kosovë

Mediat e huaja raportojnë për aksionin policor në Kosovë

Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it për arrestimin e rreth 50 personave, është pasqyruar edhe në disa nga mediat kryesore ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se përveç arrestimit të gjashtë të dyshuarve, edhe një ligjvënës është në kërkim, kurse dyshimet janë se ata janë përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në vlerë rreth 34 milion dollarë amerikanë.


Për këtë aksion ka raportuar edhe televizioni prestigjioz amerikan ABC Neës, duke vënë theksin se deputeti Azem Syla dikur ishte edhe komandant i lartë i ish UCK-së.

Përë këtë aksion policor ka raportuar edhe radio Evropa e Lirë, shërbimi në gjuhën angleze. Kjo media përmend edhe batsisjet e shumta të kryera ndaj 51 personave që janë në kërkim.

Lidhur me aksionin e sotëm të policisë në Kosovë, ka raportuar edhe agjencia e lajmeve AP. Kjo agjenci citon edhe deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka bërë thirrje që të gjithë të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.

Për këtë aksion kanë raportuar edhe mediat serbe si B92, shërbimi në gjuhën angleze. Por kjo media është vënë në lajthitje pasi duke raportuar për rastin, Azem Sylën, i cili gjatë luftës mbante pseudonimin ‘Daja’ e cilëson si dajë të presidentit Hashim Thaçi./lajmi.net