Në raportin për vitin 2015 të organizatës për të drejtat e njeriut, “Freedom House”, Maqedonia nga vendi “pjesërisht i lirë”, ka kaluar në vendin e 136-të, apo në grupin e vendeve të cilësuara si “aspak të lira”, ku bën pjesë Rusia, Turqia dhe vende tjera aziatike dhe afrikane, transmeton Telegrafi Maqedoni nga REL.
Rënien më të madhe në lirinë e shtypit, njohësit e çështjeve mediatike e vlerësojnë si reale duke marrë parasysh zhvillimet e vitit të kaluar kur në Maqedoni u regjistruan presionet, por edhe sulmet më të mëdha ndaj gazetarëve, një prej të cilëve, Tomisllav Kezharovski, u dënua me dy vjet burg ndërsa shumë media tjera përjetuan presione nga më të ndryshmet për ndryshimin e politikave të tyre redaktuese në favor të politikave të pushtetit.
“Kur kjo ndodhë një një botë të lirë është e qartë se pushteti dhe institucionet dëshirojnë t’ia mbyllin gojën gazetarëve, t’i frikësojnë që të heqin dorë nga shkrimet që kanë për qëllim zbulimin e krimeve të bëra nga pushteti”, thotë Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani.
Nga ana tjetër, Zhaneta Trajkovska, drejtoreshë e shkollës së lartë të gazetarisë, thotë se kur kemi drejtësi selektive, liri të kufizuar dhe media të korruptura, është normale që vendi të ketë rënie të madhe në lirinë e shtypit. Ajo thotë se një raporti i tillë pritej duke marrë pararsysh raportin paraprak që gjithashtu fliste për demokraci të kufizuar dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Ky raport reflekton gjendjen në të cilën ndodhen mediat në vend, ku kemi media në të cilat lajmet redaktohen jashtë zyreve të tyre, përkatësisht në qendrat politike të vendosjes. Pra, raporti nxjerr në pah realitetin e hidhur se partitë janë ato që bëjnë lajmet e mediave. Ne këtu nuk kemi pluralizëm të mendimit, apo kemi pluralizëm virtual të proklamuar në mënyrë të rrjeshme, por që nuk mund të fshihet nga ata që vlerësojnë lirinë e shprehjes në çdo vend”, thotë Trajkoska.
Ndryshe, çështja e mediave është edhe një nga pikat kryesore të debatit mes partive të cilat nuk kanë arritur asnjë zgjidhje për heqjen e ndikimit ndaj tyre edhe pse ato kanë nënshkruar marrëveshje me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Partitë në pushtet kishin refuzuar një propozim të diplomatit belg, Peter Vanhoutte, i cili kishte ofruar një zgjidhje për emërimin e ekspertëve të krye të agjencisë së mediave, transformimin e transmetuesit publik, uljen e gjobave dhe çështje tjera më të cilat synohej heqja e ndikimit të partive mbi mediat.
Presionet ndaj mediave dolën në sipërfaqe me atë që njihet si aferë e përgjimeve të publikuar nga opozita vitin e kaluar, ku nga bisedat e përgjuara të zyrtarëve degjoheshin plane dhe urdhëra në adresë të mediave të kontrolluara prej tyre se si të raportojnë për çështje të caktuara në interesin e tyre.
Përveç nga organizata “Freedom House”, Maqedonia vlerësime negative ka marrë edhe nga të gjitha raportet e organizatave tjera ndërkombëtare. Në Indeksin e publikuar të lirisë së mediave nga “Reporterët pa Kufij”, Maqedonia ishte renditur e 118-ta, një vend më poshtë nga viti i kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025