LAJMI I FUNDIT:

Binjakët e ngjitur që ndanë të njëjtën fytyrë, jetuan vetëm gjashtë minuta (Foto, +16)

Binjakët e ngjitur që ndanë të njëjtën fytyrë, jetuan vetëm gjashtë minuta (Foto, +16)

Në një spital në Gujarat të Indisë, kanë lindur binjakët siamez që ndajnë të njëjtën fytyrë.

Bebet që së bashku peshojnë vetëm një kilogram, kanë pasur trupa, duar dhe këmbë të ndara, por truri i tyre ka qenë i përbashkët, transmeton Telegrafi.

Binjaket 1


Nëna që mbetet e paemëruar, ka pasur shtatzëni të lehtë deri në muajin e shtatë, kur e ka bërë incizimin me ultrazë.

Atëherë e ka marrë lajmin që e ka trazuar, dhe si pasojë ka kryer lindjen e parakohshme përmes ndërhyrjes cezariane.

Binjaket 2

“Ky është një nga rastet më të rralla të gjinekologjisë. Megjithëse e dinim që janë të kapur, nuk e kemi ditur se në çfarë mase. Megjithëse lindën të gjallë, ata vdiqën pas gjashtë minutash”, ka thënë Dr Kirtan Vyas, që ka qenë në krye të ekipit të mjekëve. /Telegrafi/