LAJMI I FUNDIT:

Fondi do të krijojë 20 mijë vende pune

Fondi do të krijojë 20 mijë vende pune

Ngjarja më e rëndësishme ekonomike është cilësuar sot krijimi i Fondit të Kosovës për Garanci Kreditore (FKGK), nga përfaqësuesit vendor dhe ndërkombëtarë. FKGK do të mundësojë krijimin e 20 mijë vendeve të reja të punës për gjashtë vitet e ardhshme.

FKGK është inauguruar sot gjatë një ceremonie të organizuar nga USAID në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës. Fondi është institucion i pavarur, i cili pritet të lëshojë garanci kreditore për institucionet financiare, duke e rritur kështu qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, e ka cilësuar ngjarjen e sotme një kapitull të ri në tregimin për zhvillim ekonomik. Ai ka përmendur po ashtu si sukses edhe arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


“Ky fond do të ofroj mundësi të rëndësishme për të adresuar njërën prej pengesat kryesore të rritjes së qëndrueshme ekonomike në Kosovës. Mungesën e qasjes në financa dhe kredi për bizneset e Kosovës shumë shpesh e kamë dëgjuar nga bujqit, pronarët e bizneseve përfshirë gratë dhe pakicat, duke thënë se qasja në financa adekuate është e vështirë… Çka është edhe më e rëndësishme presim që fondi të ketë 400 milionë dollarë për rritjen e huave dhe të ndihmoj në hapjen e 20 mijë vendeve të reja të punës në gjashtë vitet e ardhshme. Për më shumë njerëz që punojnë, atëherë familjet dhe komunitet janë më mirë dhe kjo shton të hyrat nga tatimet në Kosovë dhe përderisa bizneset zgjerohen dhe mundësit për tregje zhvillohen edhe eksportet rriten“, tha Delawie.

Kryeministri Isa Mustafa para të pranishmëve tha se Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe se ka për synim që të ndihmojë rritjen e qasjes në financa për ndërmarrjet me qëllim të krijimi të vendeve të punës, të rritjes së prodhimit vendor dhe të shërbimeve, përmirësimit të bilancit tregtar.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ky fond do të jetë shtyllë e Fondit për Investime dhe Zhvillim që është paraparë me programin qeverisës.

“Në fillim të këtij mandati, të gjithë ne jemi përkushtuar me prioritet për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo ngjarje sot na konfirmon se jemi duke i realizuar zotimet tona për të krijuar mekanizma për investime dhe për punësim. Jam i bindur se Fondin Kosovar për Garanci Kreditore po e themelojmë në një periudhë kur i kemi konsoliduar politikat tona fiskale, kur kemi një sektor stabil bankar, kur ecuritë makro ekonomike janë pozitive dhe më të mira në regjion, në qoftë se i matim me rritjen vjetore të GDP-së dhe kur fryma ndërmarrëse, sidomos e të rinjve është në një trend të ngritjes ”, tha Mustafa.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka mundësuar që të ndryshojnë kornizën fiskale dhe që vendi të lirohet nga kufizimet për të marrë hua për projekte të cilat sigurojnë zhvillim dhe sigurojnë gjenerim të vendeve të reja të punës.

Sipas tij, nga kjo marrëveshje Kosova do të përfitoj 185 milionë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e që po ashtu kanë mundësi që të marrin edhe 400 milionë euro kredi tjera nga burimet kryesisht evropiane, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga Banka Investive Evropiane, dhe nga Banka Botërore.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, tha se sfida themelore me të cilën ende ballafaqohet ekonomia jonë, është e ndërlidhur ngushtë me funksionalizimin dhe çlirimin e potencialit human dhe natyror.

Funksionalizimi i potencialit njerëzor, shtoi kryetari Veseli, është ngushtë i lidhur me stimulimin e rinisë për të hyrë në biznes.

“Deri më tani ka qenë shumë e vështirë për një të ri në Kosovë, veçanërisht që të transformojë një ide të re të biznesit një në realitet të ndërmarrësi, pikërisht për shkak të qasjeve të limituar financiare të cilat i ka pasur. Duke pasur qasje në financa, njerëzit e talentuar do të jenë tanimë të motivuar edhe më shumë të mendojnë për biznes, njëjtën kohë të mendojnë për idetë e tyre inovative, pasi që realizimi i këtyre ideve tyre do të jetë më i arritshëm përmes kësaj përkrahje të cilën do ta keni….Duke lëshuar 4500 kredi të reja, për ndërmarrje të mesme dhe vogla (NMV) në gjashtë vitet e saj të operimit nga efekti i rritjes do to t’i kemi rreth 10 mijë biznese të reja. Këto kredi do të rezultojnë me 36 0 milionë euro me financim të ri i cili do të krijoj rreth 20 mijë vende të reja të punës. Ne koalicioni qeveritarë kemi premtuar në fushatën elektorale edhe më shumë, besoj se duhet t’i qëndrojmë në njëfarë mënyre”, tha Veseli.

Po ashtu, edhe ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Veits, ka thënë se bankat e Kosovës janë stabikle dhe kanë likuiditet të madh, por sipas saj përballen me rreziqe në kuptimin e mungesës së kolaterialit që ndodh për shkak të mungesë së pronësisë dhe rasteve të pazgjedhura në gjykata.

Po ashtu, në këtë ceremoni morën pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe Hajdar Korbi, kryetar i bordit të drejtorëve të FKGK-së.

FKGK-ja është themeluar me ligj në janar të këtij viti e që sipas ligjit ajo do të mbulojë deri në 50 përqind të riskut të kredive, me qëllim të lehtësimin e zhvillimit të sektorit privat dhe rritjen e qa sjes në financa për NMVM-të. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori