Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, e cila u mbajt sot në Prishtinë, organizuar nga Agjencioni i SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe donatorë të tjerë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli, fillimisht, shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës ka aprovuar një ndër ligjet më të rëndësishme në fushën e zhvillimit ekonomik, siç është ai për inaugurimin e këtij fondi, ndërsa falënderoi përzemërsisht Qeverinë e SHBA-ve, përkatësisht ambasadën amerikane në Prishtinë dhe USAID-in, për mbështetjen e madhe në këtë drejtim.
Veseli theksoi se edhe institucionet e Kosovës duhet të shtojnë përpjekjet për të nxitur potencialin tonë, i cili gjendet tek rinia, për të hyrë në botën e biznesit.
Ai tha se sfida themelore me të cilën ende ballafaqohet ekonomia jonë, është e ndërlidhur ngushtë me funksionalizimin dhe çlirimin e potencialit human dhe natyror. Funksionalizimi i potencialit njerëzor, shtoi kryetari Veseli, është ngushtë i lidhur me stimulimin e rinisë për të hyrë në biznes.
“Deri më tani ka qenë shumë e vështirë për një të ri në Kosovë të transformojë një ide biznesi në realitet të ndërmarrësisë, për shkak të qasjes së limituar në burimet e financimit. Duke pasur qasje në financa, njerëzit e talentuar do të jenë të motivuar edhe më shumë të mendojnë për biznes, pasi që realizimi i ideve të tyre do të jetë tanimë diçka e arritshme”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.
Duke lëshuar 4500 kredi të reja, për ndërmarrje të mesme dhe vogla (NMV) në gjashtë vitet e saj të parë të operimit, tha në vazhdim të fjalës së tij Veseli, me e efektin e rritjes do të kemi edhe 10,000 biznese tjera.
Këto kredi, sipas tij, do të rezultojnë me 360 milionë euro në financim të ri, i cili do të krijojë 20,000 vende të reja pune, të cilat do të mbështesin rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit.
“Prodhimi dhe eksporti do të përmirësojnë bilancin tregtar dhe bazën e të ardhurave nga taksat. Në këtë mënyrë, ekonomia jonë rritet dhe shteti forcohet e bëhet më efektiv në ofrimin e shërbimeve të tij për qytetarët, rritjen e produktit dhe përmirësimin e jetës sociale. Kjo është rruga e zhvillimit real ekonomik që duhet të ndjekim. Zhvillimi ekonomik duhet të jetë alfa dhe omega e gjithë aktivitetit tonë institucional. Kemi humbur shumë kohë dhe energji në agjenda të padobishme. Të mos humbim edhe më shumë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli, ndërsa shtoi se Kuvendi, së bashku me Qeverinë, do të jetë çdo herë në mbështetje të çdo iniciative e cila ka për qëllim rritjen e ndërmarrësisë, të produktit e të eksportit në Kosovë, si dhe zvogëlimin e papunësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?