LAJMI I FUNDIT:

Luce Coffey: Protestat në Maqedoni janë erësirë dhe jo demokraci

Luce Coffey: Protestat në Maqedoni janë erësirë dhe jo demokraci

Drejtori i Qendrës për punë të jashtme në fondacionin amerikan ”Heritage”, Luke Coffey, i ka kushtuar një analizë në ”The Washington Post”, krizës politike në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në analizën e tij, Coffey e trajton Maqedoninë si një vend që doli pa probleme nga zhvillimet në Ballkan gjatë viteve të 1990-ta të shekullit të kaluar, por që tani situata politike është duke u bërë e rrezikshme.

Më tej, Coffey e trajton aferën e përgjimeve si një ngatërresë të cilën, opozira e udhëhequr nga Zoran Zaevi, e përdor për përfitime politike, përderi sa në të njejtën kohë, kriza e refugjatëve është duke i shterur furnizimet e vendit.


Në analizën e tij, Luke Coffey vlerëson pozitivisht hapat e ndërmarrë të kryetarit Ivanov, duke i trajtuar si lëshime ndaj opozitës, ndërkaq aktin e faljes e konsideron si kontraverz, megjithatë e trajton ngjashëm siç e arsyeton vetë Ivanovi dhe përkrahësit e tij.

Për Coffey, Maqedonia është një aleat i SHBA-ve, që ka asistuar luftën kundër terrorizmit, duke dërguar trupat e saja në Irak dhe Afganistan. Ai konsideron se Maqedonia i ka plotësuar kriteret për në NATO, por që është e turpshme pë Shtëpinë e Bardhë që ta mbështesë aleatin e saj më të mirë në rajon, ndërkaq VETO-n greke ndaj Maqedonisë e trajton si një teke kalamajsh.

Zhvillimet e fundit nëpër protestat e opozitës, ku u dogj zyra popullore e kryetarit Ivanov, tregojnë shenja të një erësire dhe jo demokracie, vlerëson Luce Coffey, ndërkaq sipas tij, zgjedhjet e 5 qershorit janë koha, kur dhe si maqedonasit do ta përcaktojnë se kush do ta udhëheq vendin e tyre. Analizën mund ta lexoni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori