LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Maqedonisë shënon 94 vjetorin e ekzistimit

Oda Ekonomike e Maqedonisë shënon 94 vjetorin e ekzistimit

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot me rastin e 94 vjetorit të organizimit të odave do të mbajë seancë të Asamblesë në të cilën do t’i ndajë çmimet dhe mirënjohjet për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimet do t’i ndajë kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, ndërsa është paralajmëruar prania edhe e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Popovski.

Në kuadër të shënimit, drejtori i Delegacionit të Odës Gjermane në Republikën e Serbisë Marin Knap do të mbajë prezantim në temën “Sigurimi i kuadrit profesional dhe kualifikues në pajtim me nevojat e biznesit – vendosje e sistemit dual në arsimin e mesëm profesional”. /Telegrafi/