LAJMI I FUNDIT:

Krejt çka ndodhi në gjykimin e ish-zëvendësshefit të SHIK-ut (Video)

Krejt çka ndodhi në gjykimin e ish-zëvendësshefit të SHIK-ut  (Video)

I shkurtë ka qenë ballafaqimi i deputetit të PDK-së, Elmi Reçica, me Gjykatën. I akuzuar për mosdeklarim të pasurisë ose deklarim të rrejshëm, Reçica është deklaruar se nuk e ndjen veten aspak fajtor.

Por, me të nisur seanca e parë e shqyrtimit kryesor, prokurori Rexhep Maqedonci ka hequr dorë nga ndjekja penale e deputetit të PDK-së, raporton KTV.

“Asnjë fakt nga aktakuza nuk e përmend se qëllimi i të akuzuarit në rastin konkret ka qenë fshehja e lartësisë të së ardhurave të realizuara nga i akuzuari”, ka deklaruar Maqedonci.


Për shkak të kësaj, Gjykata e ka hedhur poshtë krejtësisht rastin për të, që sipas një dëshmie të Kadri Veselit në Gjykatë më 2012, Elmi Reçica kishte qenë zv. shef i SHIK-ut deri në shuarje të organizatës.

Rasti kishte nisur më 2013 kur Agjencia Antikorrupsion kishte bërë kallëzim penal, sepse Reçica kishte mospërputhje rreth 6 mijë euro në deklarimin e pasurisë.

https://vimeo.com/164122137