Me një sipërfaqe rreth 60 kilometra gjatësi, Malet e Sharrit posedojnë veçori të ndryshme ekonomike dhe natyrore që e bëjnë këtë pjesë më atraktiven në territorin e Kosovës.
Parku Nacional “Mali i Sharrit” është themeluar në vitin 1986 në Kosovë. Për shkak të gjendjes së krijuar pas luftës, parku u riaktivizua gjatë vitit 2002 me një staf prej 17 personash.
Kjo pjesë e Kosovës cilësohet të jetë një ndër pjesët më rekreative që vlen të theksohet relievi unik si dhe bukuritë natyrore që na i ofron. Me vrojtimin e kësaj pjese, qytetarët kanë mundësi që t’i shohin më afër pasuritë e Malit të Sharrit dhe shkatërrimin që po i bëhet nga disa persona të papërgjegjshëm për interesa personale.
Malet e Sharrit janë të njohura për qindra burime të madhësive të ndryshme.
Fatkeqësisht, bota bimore dhe shtazore është në zhdukje e sipër.
Institucionet kompetente për mbrojtjen e kësaj pjese kanë informuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor rreth kësaj çështje. Shpyllëzimi dhe shkatërrimi i kësaj pjese rrezikon ekzistencën e rreth 2500 lloje të barishtave, prej këtyreve rreth 323 soj që janë unike, 165 lloje të kafshëve të egra dhe 147 lloje të shpendëve.
Ia vlen të theksohet që një ndër kafshët më të rrezikuar është Reqebulli.
Duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë në Malet e Sharrit, Qendra për Resurse Natyrore RIT në bashkëpunim me Institutin e Teknologjisë së Rochester në Kosovë janë duke punuar intensivisht në mbrojtjen e maleve të Sharrit.
Projekti në fjalë është i udhëhequr nga Dr.Prof.Michael Waschak, profesor në Institutin e Teknologjisë në Rochester si dhe drejtor i kësaj qendre.
Deri më tani, në Malet e Sharrit janë të vendosura 20 kamera me qëllim të monitorimit të kafshëve të egra në këtë pjesë.
Përveç kësaj, grupi posedon tre kamera të vendosura në drone fluturake që mundësojnë vëzhgimin e kësaj pjese nga lart, ku në këtë mënyrë publiku ka mundësi të posedojë pamje unike rreth biodiversitetit dhe pasurive natyrore të Kosovës.
Gjatë fazës së vendosjes së kamerave, është bërë e mundur që kamerat të jenë në vende kyçe, që monitorimi dhe analizimi i kafshëve të egra dhe rrugëtimit të tyre nëpër këto zona, të bëhet në mënyrë sa më direkte.
Përveç kamerave të vendosura nëpër pemë, vrojtimi i këtyre kafshëve është bërë edhe me dronë te cilët mundësuan monitorimin nga lart të kësaj hapësire. Si dhe mundësuan një monitorim të saktë të rrugëve dhe hapësirave në të cilat kafshët e egra jetojnë.
Pas marrjes dhe analizimit së të dhënave nga kamerat e vendosura në park, vërehet një llojllojshmëri e kafshëve të egra të cilat janë pjesë e Parkut Nacional.
Përveç studentëve të RIT Kosova në përmirësimin dhe përkujdesjen e këtij parku, pjesë e këtij projekti janë edhe ambasadat sikurse ajo e Norvegjisë dhe Amerikane të cilat kanë kontribuar financiarisht në mënyrë që studentët e RIT Kosova të zhvillojnë këtë projekt.
Prandaj, ky projekt i ndërmarr nga studentët dhe stafi ka për qëllim kryesor vetdijesimin e njerëzve në ruajtjen e pasurive të këtilla natyrore të Kosovës. Si dhe për kujdesin e duhur ndaj kafshëve dhe natyrës që i rrethon ato. Studentët dhe profesorët që janë pjesë e këtij projekti ndihen të privilegjuar që kanë rastin të kontribuojnë në vetëdijesimin dhe aftësimin e njerëzve se si duhet kontribuar për të mirën e vendit dhe për ruajtjen e këtij biodiversiteti kaq të madh që ka Kosova.
Bekim Bytyçi nga Stafi i Parkut Nacional i Sharrit thotë se: “Me një theks të veçantë do të mund te ceki që nuk ka investime në Parkun Nacional të “Sharrit” nga ana e qeverisë që nga viti 2002 kur ne kemi filluar punën, që mund të kuptohet që Parku Nacional i“Sharrit” nuk është një ndër prioritet e qeverisë se Kosovës”.
Mungesa më e madhe theksohet në burimet njerëzore për shkak që gjenerata e cila është duke u përkujdesur për këtë pjesë do të pensionohet në një kohë shumë të shkurtër, e vetmja shpresë për malet e Sharrit janë angazhimi i të rinjve siç është rasti me studentët e RIT Kosovës.
Hapësirat e këtij lloji siç është edhe Parku Nacional i Sharrit, janë unike dhe mbajnë në vete një biodiversitet shumë të rrallë. Sidoqoftë personat përgjegjës për këto hapësira fatkeqësisht i kushtojnë më shumë rëndësi përfitimeve dhe kostove ekonomike që ndërlidhen me këtë park, sesa vet këtij relievi. Ky reliev është duke u shkatërruar nga prerjet ilegale, që vijnë si pasojë e ngrohjes me drunjë si dhe për përfitime ekonomike nga shitja e drunjve. Për më shumë rreth kësaj çështje, Dr. Alicia English, Drejtoreshë Ekzekutiv në Crimson Opportunity Development, deklaron se duke u “bazuar në raportin UNFAO shuma përfundimtare e drurit konsumuar nga familjet dhe bizneset është rreth 2.054 milionë metra kub në vit. Duke pasur parasysh se një metër kub është përafërsisht i barabartë me 734 deri 950 kWh të energjisë elektrike, në varësi të lagështisë, rreth 1.507,6 kWh të energjisë elektrike janë duke u prodhuar nga druri – e cila kur ndahet me sasinë e orëve në një vit (8760 orë) është e barabartë me 172 MW. Kjo sasi e prodhuar e energjisë elektrike është afërsisht sa një njësi qe prodhon Kosova B”.
Për më tepër ajo thekson se “Nëse druri është tharë si duhet, sasia e energjisë që mund të merren nga një metër kub dru do të dyfishohej. Nëse e marrim këtë parasysh dhe shumën totale të energjisë elektrike që konsumohet çdo vit në Kosovë, biomasa e drurit është 20-25% të energjisë. Nëse e tërë kjo shumë ishte e rigjenerushme, me këtë Kosova do t’i përmbushte standardet e Bashkimit Evropian sa i përket energjisë së rigjenerushme. Në qoftë se i zhvendosim 68 MW të konsumit të drurit me burime të tjera të rinovueshme, Kosova do të ketë furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike, në këtë rast, pyjet do të fillojnë të kenë rritje përsëri.”
Studentët e RIT Kosova, që janë pjesë e këtij projekti, po tentojnë që të ftojnë të gjithë të bashkohen në promovimin e vlerave të rralla dhe të rëndësisë jetike të tij.
Vitin e kaluar, Ambasadori Norvegjez, Jan Braathu, i cili vizitoi malet e Sharrit së bashku me studentët e RIT Kosovës, theksoi se “Është një fakt ende i panjohur rreth pasurisë natyrore që Kosova është me fat të posedoj një pjesë të natyrës më spektakolare në Evropë. Malet dhe pyjet e Kosovës janë një pasuri e madhe për popullin e Kosovës, të cilët duhet të dinë më mirë për të vlerësuar dhe për të mbrojtur këtë burim”. Ambasadori vlerësoi punën e bërë nga stafi i Parkut Nacional të “Sharrit”, me qëllim të mbrojtjes së biodiversitetit në këtë pjesë.
Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet të mbështesë studentët e RIT në Kosovë që janë të emancipuar për të mbrojtur dhe monitoruar këtë.
Në fakt, Kosova është mjaft e pasur me vende atraktive për turistë dhe vizitorë të cilët mund te shijojnë bukuritë natyrore të vendit tonë.
Malet e Sharrit janë një pjesë e dalluar e këtyre bukurive natyrore të cilat janë duke u mbrojtur dhe kujdesur mjaft mirë nga stafi i veçantë i këtyre maleve, që bën një punë të palodhshme në ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit në këtë zonë. Në ruajtjen e kësaj bukurie natyrore rol të veçantë po luajnë edhe studentët e RIT Kosova,me ndihmën e profesorëve të cilët po përkujdesen për informimin e gjerë për pasuritë që këto male posedojnë dhe për ruajtjen e tyre.
Përveç ambasadës Norvegjeze, në zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti nga studentët e RIT Kosova kanë kontribuar edhe shumë organizata dhe ambasada të tjera si Ambasada Amerikane, Kombet e Bashkuara etj. Pjesë dhe imazhe nga puna e zhvilluar gjatë këtij projekti janë publikuar edhe në rrjetet sociale dhe në ueb-faqe të ndryshme, që njerëzit të kenë qasje sa më të lehtë dhe të shohin punën e palodhshme të studentëve, pse jo edhe të bëhen pjesë e këtij projekti dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pasurive dhe bukurive natyrore të Kosovës. Pjesëmarrja në këtë projekt i shton vlerat kulturore dhe edukative në kontekst të mbrojtjes dhe ruajtjes së ambientit. /Telegrafi/
Teksti është përgatitur nga: Rinor Mustafa, Veron Selmani, Blendi Nazifi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë