LAJMI I FUNDIT:

SHKA Jahi Hasani nga Gostivari pjesë e Festivalit për fëmijë Çatalca

SHKA Jahi Hasani nga Gostivari pjesë e Festivalit për fëmijë Çatalca

Nga data 19 deri më 25 prill të vitit 2016 merr pjesë në Festivalin për fëmijë Çatalca, që organizohet në komunën Çatalca të Stambollit, Turqi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me të arritur në komunën Çatalca mërgimtarë të shumtë vërshuan në zyrën e qendrës së kulturës për ta takuar grupin tonë. Në një atmosferë të mahnitshme dhe të ngrohtë ShKA “Jahi Hasani” u prit edhe nga mërgimtarët tonë në Kadikoj! Takimet u mbyllën me këngë patriotike të kënduara nga grupi, shoqëruar nga mërgimtarët e pranishëm.


Turqia dhe shqiptarët e Turqisë me mikpritjen e tyre i dhuruan një mirëseardhje të ngrohtë grupit tonë artistik. Duke shpresuar për një program të bukur artistik si gjithnjë SHKA “Jahi Hasani” JH1 JH3 JH4 JH5do të jetë befasia e bukur e Festivalit për fëmijë Çatalca!

Dy prezantimet në mbrëmjen zyrtare dëshmuan fuqinë e grupit artistik “Jahi Hasani”. Një paraqitje impozante e përcjellë me shumë ovacione nga publiku është një dëshmi e punës së palodhur dhe një shpresë e madhe për grupin e ri që solli freski në ketë festival”, thotë Zani Memedi, drejtor i ShKA “Jahi Hasani”./Telegrafi/