LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në Luginë, si gjithnjë – shpresojnë! (Video)

Shqiptarët në Luginë, si gjithnjë – shpresojnë! (Video)

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen e tyre nga mohimi i të drejtave, që shpesh ua bën shteti serb.

Por ata shpresojnë se pushteti i ri që do të dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, të ketë ndikim në përmirësimin e jetës së tyre, raporton KTV.

Qytetarët që u janë drejtuar kutive të votimit presin që përfundimisht që liderët e rinj, të ndryshojnë politikat e udhëheqjes dhe atyre t’u jepen më shumë të drejta.


Mbi 37 mijë qytetarë të Preshevës kanë pasur të drejtë të votojnë në këto zgjedhje.

Në qendrën e katërt të votimit, përfaqësuesit e komisionit zgjedhor janë shprehur se në fillim ka pasur telashe me listat zgjedhore, por më pas gjithçka është rregulluar dhe procesi zgjedhorë ka shkuar në rregull.

Ragmi Mustafa, deri tash kryetar i Preshevës, i cili sërish kandidon për të njëjtën pozitë tha se qytetarët e kësaj komune, duhet të kenë të drejta të barabarta dhe t’i gëzojnë ato si çdo qytetar tjetër.

Në komunën e Preshevës u hapën gjithsej 38 qendra për votim. Drejtimin e kësaj komune e synojnë gjithsejtë 6 parti dhe 2 lista serbe, ndërsa për zgjedhje parlamentare konkurron vetëm Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit me bartësen e listës, Ardita Sinanin.

https://vimeo.com/164002923