LAJMI I FUNDIT:

Xhamia që është lënë në mëshirë të fatit (Video)

Xhamia që është lënë në mëshirë të fatit (Video)

“Kjo është ndër minaret më të vjetra të xhamive në Ballkan, në të cilën për më shumë se 100 vjet nuk është thirr Ezani. Në ditët e sotme është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse mbrohet me ligj si monument i trashëgimisë kulturore, asgjë deri më sot nuk është bërë për restaurimin e saj.”, shkruan TV 21.

Xhamia shekullore “Koxha Mehmet Bej”, gjendet në fshatin Tabanoc, vetëm pak metra nga pikë-kalimi kufitar me Serbinë. Edhe pse është përskaj autostradës, aktualisht nuk ka rrugë që të shpie në oborrin e saj. Bujqit e zonës kanë lëvruar tokën deri në themelet e xhamisë, duke rrezikuar qëndrueshmërinë dhe reliktet e vjetra të saj. Që nga viti 2008, ajo është edhe në mbrojtje të ligjit si monument i trashëgimisë kulturore.


Sipas të dhënave të Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, kjo është njëra nga 38 objektet fetare të mbrojtura me ligj në të gjithë vendin. Andaj, nga Qendra Nacionale për Konservim, është duke u përgatitur projekti për restaurimin e saj. Xhamia është në administrim të Bashkësisë Islame përkatësisht Myftinia e Kumanovës. Myftiu Abedin Imeri, thotë se duhet të rikthehet në pronësi parcela që i takon xhamisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori