Rastet janë të shumta ku shqiptarët falë aftësive (talentit) të tyre dhe sipas fushave të ndryshme, më bëjnë të ndjehem krenar për faktin se kontribuojnë në rritjen dhe ruajtjen e vlerave të popullit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve të tij. E kam të pamundur të mos përmend Eliza Dushkun me reportazhin e saj “Dear Albania “, ose fotografin e talentuar Fadil Berishën, cili ka fotografuar yje me famë botërore, apo yllin e popit, Rita Orën, që tashmë njihet kudo.
Nuk mund të anashkaloj gjithashtu nobelistin në mjekësi, Ferid Murad, shkrimtarin shqiptar më të njohur në botë Ismail Kadare, shkencëtaren kosmologe Laura Mersini, aktorin James Belushi, sopranon Inva Mula, kërcimtarin Tony Dovolani, futbollistin Lorik Cana, shkencëtarin Aref Mathieu, apo së fundmi edhe sportisten Majlinda Kelmendi që përveç faktit se fitoi në Kazan të Rusisë titullin kampione e Evropës në xhudo, bëri gjithashtu që flamuri kosovar të ngrihet në vendin që e mohon më shumë, pas Serbisë, pavarësinë e Kosovës.
Në Shqipërinë postkomuniste dhe Kosovën e pavarur, Made in Albania po rritet çdo ditë, falë ambasadorëve të mësipërm, por edhe të tjerëve, të rinj, që fatmirësisht po shtohen dhe kontribuojnë të flitet akoma dhe më shumë për Kombin tonë.
Për shembull, mbrëmjen e 21 prillit, rastësisht, po dëgjoja dhe shikoja NRJ Music Francë (televizion dhe radio prestigjioze franceze), kur papritur shfaqet një videoklip shqip. Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi, ku me këngën e saj “Bonbon” bëri që shqipja të tingëllojë sadopak edhe në Francë. Pavarësisht shijeve muzikore, ky fakt më gëzoj tej mase dhe mendoj se është një sukses për tu vlerësuar.
Po ashtu, para disa ditësh, me 12 prill, Dua Lipa këndoi në emisionin prestigjioz “Grand Journal” të Canal +. Gazetarët e pranishëm vlerësuan talentin e këngëtares dhe përmendën gjithashtu origjinën e saj shqiptare. Pothuajse në të njëjtën kohë, me 11 dhe 12 prill, ARTE Francë transmetoi një reportazh në dy pjesë për Shqipërinë me titullin “L’Albanie inconnue”, ku bëri një përshkrim sa të vërtetë dhe të bukur mbi vendin tonë.
Pra, ka interes ose kuriozitet për ditur më shumë për shqiptarët.
Megjithatë, krenar nuk më bëjnë vetëm shqiptarët si individë, por edhe si grup. Për shembull vlerësoj sjelljen shembullore të tifozëve kuqezi në ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri të 19 nëntorit 2014, ashtu si dhe pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare të futbollit në kampionatin evropian që do të zhvillohet në Francë. Vlerësoj distancimin nga klasa politike dhe veprimtarinë e “Nisma #Thurje” ashtu si edhe veprimtarinë e “Fundjavë Ndryshe” ku personalitete të njohura bashkëngjiten për të ndihmuar njerëzit apo familjet në nevojë. Vlerësoj veprimtarinë e shoqatës “Rrënjët Shqiptare” që organizon ndër të tjera paradën përvjetore shqiptare në SH.B.A dhe shoqatën panshqiptare “Vatra” e cila mbron prej më shumë se 100 vitesh çështjen e popullit shqiptar.
Si përfundim, të gjithë këta shqiptarë dhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë përmendur këtu, kontribuojnë me mënyrën e tyre në rritjen dhe ruajtjen e vlerave të Kombit tonë. Uroj që edhe klasa politike mbarë shqiptare të ndjekë këtë shembull, që e angazhon atë të privilegjojë bashkimin ndaj përçarjes, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Mal të Zi, Maqedoni apo Çamëri.
Shqiptarët meritojnë më shumë !
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'