Ndërtimtaria ishte një nga bizneset më të përhapura dhe më fitimprurëse këto vitet e fundit në Kosovë. Janë ndërtuar shumë objekte banimi, qendra tregtare, ndërtesa qeveritare e shumë të tjera, por kushtet për shfrytëzim në këto objekte, vlerësohet se lënë për të dëshiruar dhe në disa raste janë të dyshimta, meqë pranimet teknike të këtyre ndërtesave, bëhen rrallë nga autoritetet kompetente.
Njohësit e fushës së ndërtimtarisë thonë se pranimi teknik duhet të realizohet para se objekti të lëshohet për shfrytëzim, ose edhe nëse ndërtesat janë duke u shfrytëzuar, përfundimi i këtyre procedurave është i domosdoshëm.
Kryetari i Shoqatës se Ndërtimtarëve të Kosovës, Brahim Selimaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreth 90 për qind të objekteve të ndërtuara nuk është bërë pranimi teknik.
Ai thotë se problem në këtë kuadër, paraqesin rregulloret, të cilat bien ndesh me ligjet në fuqi, kurse nivelet komunale nuk e përfillin nivelin qendror.
“Kuvendet komunale janë të obliguara që të kenë kuadro, pasi gjatë ndërtimit jemi të obliguar që për çfarëdo veprimi të ndërmarrë, të ftojmë inspektorët”.
“Pavarësisht kësaj, sipas ligjit, nëse nuk ka kuadër profesional, dhe nuk vijnë inspektorët adekuatë, atëherë kompania ka të drejtë që me organin mbikëqyrës të vetin dhe me specialistë të lëmive të caktuara, ta përfundojë atë punë. Por, kjo bie ndesh me atë se nuk përfillet asnjëra, as pushteti lokal, e as pushteti qendror dhe për këtë pëson investitori”, thotë Selimaj.
Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, pas përfundimit të luftës vërehet numër më i madh i ndërtimeve të larta.
Liburn Aliu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, tregon për Radion Evropa e Lirë, se që nga përfundimi i luftës e deri më tani në Prishtinë janë lëshuar rreth 1000 leje të ndërtimit.
Prej tyre 200 kanë aplikuar për pranim teknike, kurse vetëm 60 ndërtesa e kanë përfunduar këtë proces. Ai, ndërkaq, thotë se në kryeqytet ka të ndërtuara shumë objekte edhe pa leje.
“Meqenëse në Prishtinë është ndërtuar shumë pa leje dhe përtej lejeve ndërtimore, është vështirë që të bëhen pranime teknike. Këto ndryshime, mund të bëhen vetëm përmes legalizimit. Të gjitha objektet e ndërtuara shfrytëzohen edhe përkundër faktit që nuk janë lëshuar lejet e përdorimit. Ka edhe objekte qeveritare, të cilave nuk iu është bërë pranimi teknik”, thotë Aliu.
Naser Kabashi, profesor i Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se secili objekt që përfundon se ndërtuari, duhet t’u nënshtrohet disa rregullave.
Sipas tij, janë disa faza që duhet të kontrollohen gjatë procesit të ekzekutimit të projektit. Kurse, pranimi teknik, thotë ai, është i obligueshëm dhe i domosdoshëm pasi përmbledh të gjitha të dhënat e projektit dhe tregon se projekti është teknikisht i realizuar sipas kërkesave.
“Pranimi teknik u është bërë një pjese të ndërtesave, por nuk mund të them se të gjitha objektet i janë nënshtruar pranimit teknik. Ndërkohë, ka ndodhur një ndryshim i ligjit, dhe ligji i ri, nuk parasheh pranim teknik, por leje të përdorimit. Këtu është një lloji hendeku në mes tyre, pasi objektet janë ndërtuar më herët dhe nëse nuk është bërë pranimi teknik, unë qëndroj pas saj se fillimisht duhet të bëhet pranimi teknik dhe më pas të lëshohet leja e përdorimit”, shpjegon Kabashi.
Ndryshe, Ligji për ndërtime ka pësuar ndryshime dhe kjo sipas njohësve të kësaj fushe, e ka komplikuar punën në këtë sektor. Në ndryshimet që janë bërë në këtë ligj në vitin 2012, thuhet se nuk kërkohet kontrolli teknik, mirëpo ky qëllim arrihet përmes certifikatës së përdorimit, e cila merret përmes fazave të inspektimit të objekteve.
Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thuhet se certifikata e përdorimit lëshohet me kërkesën e investitorit dhe lëshohet nga organi kompetent, i cili e ka lëshuar lejen e ndërtimit.
Certifikata e përdorimit është dokument i lëshuar nga një organ kompetent që vërteton se ndërtimi është i përshtatshëm për përdorim.
Ndërkaq, sipas Ligjit për ndërtim, të miratuar në vitin 2004, thuhet se për lejet e ndërtimit të lëshuara, procedura për marrjen e lejes së përdorimit parasheh pranimin teknik të objekteve të ndërtuara, mirëpo duhet patuar parasysh afatet ligjore. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025