Prokuroria e Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës shumë shpejtë do t’i trokas në derë ish deputetit të LDK-së Hashim Deshishku. Ai duhet ta liroj objektin që ka uzurpuar tash e 17 vite në qendër të Prishtinës. Në godinën ku janë vendosur lokalet e kompanisë ‘Lesna’, në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë, sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit ato po shfrytëzohen nga Deshishku kundërligjshëm, pa i dhënë llogari askujt.
Ndonëse këtë nuk e pranon Hashim Deshishku duke dëshmuar me kontratë shitblerjeje se nuk është uzurpator, dokumentacionet zyrtare tregojnë të kundërtën.
Zyrtarët e AKP-së kanë sqaruar për Gazetën Fjala se Deshishku është uzurpator në dy prona të ndërmarrjes shoqërore “Viktoria”, një në rrugën Fehmi Agani edhe atë në rrugën Rexhep Luci. “Autoriteti i Likuidimit i ndërmarrjes shoqërore “Viktoria” e ka refuzuar si të pavlefshme kërkesën për njohjen e të drejtës së pronësisë të parashtruar nga “Lesna Trade” sh.p.k. për asetin e kësaj ndërmarrje shoqërore që gjendet në rrugën Rexhep Luci nr.2”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.
Sipas këtij institucioni, Hashim Deshishku ka kërkuar që ti njihet e drejta e pronësisë, duke u bazuar në një kontratë shitblerjeje të mëhershme, por që nuk është marrë për bazë nga AKP. Edhe pronën e NSh “Viktoria”, në rrugën ‘Fehmi Agani’, AKP e liston si të uzurpuar nga Deshishku.
Për të gjitha këto po zhvillohet proces gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, pas kërkesës së Deshishkut për njohje të pronësisë. “Ndërmarrja shoqërore e ka kontestuar këtë pretendim dhe ka kërkuar anulimin e kësaj kontrate të shit-blerjes. Rasti është në proces gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të kësaj gjykate, pa dashur të japin detaje për rastin. “Gjykata nuk mund të nxjerrë në pah informata lidhur me procedurat në rrjedhë e sipër për palët e treta”, i ka thënë Gazetës Fjala, Labinotë Ismaili, nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
Kontakti me ish-deputetin, Hashim Deshishku, ka qenë i pamundur.
Bazuar në deklaratat e tija të mëhershme ai ka hedhur poshtë faktet e Agjencisë së Privatizimit për uzurpim.
Në një sqarim publik ai ka shkruar se “ajo pronë është blerë përmes kontratës me institucionin përkatës (pronarin) me datë 21.02.2001 përmes marrëveshjes në mes Lesnina Sloveni dhe Lesna Prishtinë dhe e njëjta është vërtetuar në gjykatën komunale në Prishtinë numër 5319 të datës 02.10.2001”.
“Sa për sqarim ,kjo prone me date 19.11.1975 është blerë nga kompania sllovene Lesnina nga KNI Ramiz Sadiku në Prishtinë me numër të kontratës mbi shitblerjen 1192 te datës 21.01.1975 dhe te annex kontratës mbi shitblerjen numër 12574 të datës 19.11.1975 .
Kjo prone në kadastër figuron tashmë në emër timin sipas fletës poseduese me numër te lëndës 11-953 – 240 534/271 të leshura nga komuna e Prishtinës”, shkruan Deshishku.
Sipas tij këto informata mund të verifikohen lehtë nga organet e interesuara.
Madje ai thotë se kompania “Viktoria” asnjëherë nuk ka qene pronare e pronës ne fjalë.
E ndërkohë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi para një dite ka njoftuar se gjatë javëve të ardhshme së bashku me Policinë e Kosovës do të fillojë aksionin për lirimin e disa pronave të uzurpuara.
Ai ka thënë se Prokuroria është duke kryer hetime kryesisht nga raportimi i mediave për pronat e uzurpuara. “Nëse kemi prova për këdo, secilin zyrtarë të lartë, ne nuk do ta kursejmë askënd, por duhet të dini që është vështirë të sigurohen provat. Këtu duhet raportim edhe i të gjitha institucioneve tjera shtetërore. Nuk mundet vetëm Prokuroria sepse sundimi i ligjit nënkupton bashkërendim të të gjitha institucioneve”, ka thënë Lumezi. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025