LAJMI I FUNDIT:

Capussela: Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk vepruan sipas mandatit

Capussela: Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk vepruan sipas mandatit

Në Kosovë komuniteti ndërkombëtar ka investuar gjashtë herë më shumë sesa në vendet e tjera të Ballkanit. Tentimi për të çuar përpara Kosovën është dukur goxha i madh, por gjërat shkuan keq.

“Tani si erdhi puna kësisoj kur krejt ato para të investuara nuk ndikuan për ta shtuar jetën tek njerëzit, për të pasur zhvillim ekonomik e demokraci të hapur?”, ka pyetur Andrea Lorenzo Capussela.

Autori i librit “Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan”, që është promovuar të enjten në Prishtinë, e ka ngritur këtë pyetje pasi ka shpjeguar se në raport me vendet e tjera ballkanike kosovarët jetojnë për pesë deri në gjashtë vjet me pak.


Autori i librit të përkthyer nga Flaka Surroi e të botuar nga Botimet KOHA ka thënë se një pjesë e mjeteve janë investuar në spitale, por jeta e njerëzve nuk është zgjatur. Përgjigjen e ka të prerë.

“Përgjigjja mendoj është se autoritetet ndërkombëtare këtu nuk vepruan sipas mandatit të tyre. Mandati ishte të ndërtoheshin institucione demokratike dhe implementimi i ligjit. Kishte tentime që të tregohej efekt i mirë për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe pavarësimin e saj. Shpresohej që efektet e mira do të binin në sy të kritikëve të këtyre dy veprimeve kontroverse. U mundua të tregohej se Kosova është një storie suksesi. Në fakt nuk është ashtu. Gjërat janë duke shkuar keq në Kosovë”, ka thënë Capussela.

Ai ka treguar se në librin e tij sqarohet se në Kosovë nuk u hetuan njerëzit e mëdhenj, ministrat, ndërmarrësit e të korruptuarit. Ka thënë se investimet u udhëhiqen keq, u shpenzuan keq dhe u vodhën. Ka thënë se në bazë të një raporti të auditimit të Bashkimit Evropian del se misioni i EULEX-it ka dështuar, dhe se gjyqtarët dhe prokurorët mendojnë se çfarë ka dëshirë elita të bëjë ata dhe e bëjnë vetë këtë pa e kërkuar elita fare.

“Gjërat shkuan ashtu, sepse një pjesë e njerëzve investoi keq dhe i vodhi mjetet e investimeve, ka thënë ai. Ka thënë se nëse Qeveria merr mjete për investim, ato nuk shpenzohen vetëm për t’u pasuruar për vete dhe për miqtë e të afërmit. Pos kësaj, ka theksuar se qeveritarët në raste të tilla, pos të tjerash, shtojnë edhe fuqinë e tyre. Autori i librit, që fut nën thjerrëz Kosovën nga viti 1999 deri më 2015, ka thënë se sa i përket zbatimit të ligjit Kosova ishte duke ecur përpara derisa u pavarësua. /Koha.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori