Veprimet dhe masat që duhet të merren nga 10 subjekte të ndryshme, janë përshkruar në Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, i aprovuar një ditë më parë në Qeveri.
Parashihen gjoba deri në 1 milion euro, në rast se ato nuk e kryejnë detyrën, shkruan sot Koha Ditore.
Subjektet që obligohen të raportojnë dyshimet për shpëlarje parash, ose për financim terrorizmi, janë: bankat; institucionet financiare; kazinotë, përfshirë ato në internet dhe objektet e licencuara të lojërave të fatit; agjentët e pasurive të patundshme dhe ndërmjetësit e pasurive të patundshme; personat fizikë dhe juridikë që tregtojnë mallra kur pranojnë pagesa në para të gatshme në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë; avokatët dhe noterët kur përgatiten, kryejnë ose përfshihen në transaksione për klientët e tyre për aktivitete të caktuara; kontabilistët, auditorët dhe këshilltarët tatimorë; trusti dhe ofruesit e shërbimeve që nuk përfshihen në këtë ligj, të cilët u ofrojnë një numër specifik shërbimesh palëve të treta në baza komerciale; OJQ-të, si dhe; shitësit e metaleve të çmuara dhe tregtarët me gurë të çmuar.
Projektligji, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban të listuara veprimet dhe masat për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e që duhet të merren nga të gjitha subjektet raportuese para, gjatë, dhe pas ekzekutimit të transaksionit ose krijimit të marrëdhënies afariste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze