LAJMI I FUNDIT:

Portreti i Mbretëreshës Elizabetë me pjesë veturash

Portreti i Mbretëreshës Elizabetë me pjesë veturash

Portreti i Mbretëreshës britanike Elizabetë është pikturuar nga artistët më të njohur në Britani. Tani ekziston një imazh i saj i bërë plotësisht nga komponentët që zakonisht gjenden në garazhin e një mekaniku.

Për të shënuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës, një kompani e specializuar në riparimin e autopjesëve ka bërë një portret 3 metra të lartë të Elizabeth.

Portreti është krijuar nga një ekip i udhëhequr nga artisti David Parfitt dhe është bërë për të nderuar punën e saj si mekanike në një degë të ushtrisë britanike, transmeton kp.


“Shumë njerëz nuk e dinë se mbretëresha jonë është në fakt mekanikja më e famshme britanike”, tha Dhiren Master, drejtor i marketingut në kompaninë “Këik Fit”.