LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e rrahin keq mësuesin (Video)

Nxënësit e rrahin keq mësuesin (Video)

Në klasën e një shkolle në Kinë, janë regjistruar pamje shokuese që tregojnë se si është sulmuar një mësues.

Regjistrimi fillon më mësimdhënësin dhe nxënësin që mbajnë duart e njëri-tjetrit, ndërsa flasin me tone të ngritura, transmeton Telegrafi.


Në momentin kur burri i paemëruar e kap djaloshin për fyti, shokët e tij hidhen në sulm dhe e rrahin në cep të klasës.

Kjo ndodhë edhe tri herë të tjera.

Sa herë që mësuesi e qëllon nxënësin, ai sulmohet dhe qëllohet brutalisht nga grupi.

Madje, për një moment shihet nxënësi duke e qëlluar atë me diçka që duket si një ulëse e vogël nga druri. /Telegrafi/