LAJMI I FUNDIT:

‘Play-Off’-i nisë me gjyqtarë vendor përfundon me të huaj

‘Play-Off’-i nisë me gjyqtarë vendor përfundon me të huaj

Gjyqtarë të huaj do të ndajnë drejtësi në fazën e play offit të Superligës së Kosovës në basketboll, që do të nisë këtë vikend, por numri i tyre do të jetë i limituar, shkruan Koha Ditore.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) thotë se gjyqtarëte huaj do të jenë të pranishëm vetëm në serinë finale të plejofit dhe do të jenë vetëm nga një për ndeshje. Dy të tjerët do të jenë vendorë, derisa ndeshjet gjysmëfinale do të referohen nga vendorët.

Prania e arbitrit të huaj nën finale është “kompromis” i kërkesës së Sigal Prishtinës që kërkonte të huaj dhe kërkesës së tri skuadrave të tjera, pjesëmarrëse të plejofit: Peja, Bashkimi e Trepça që ishin për arbitra vendorë.