LAJMI I FUNDIT:

Televizionet private ulin çmimet e shërbimeve në Maqedoni

Televizionet private ulin çmimet e shërbimeve në Maqedoni

Do të përgjysmohet çmimi të cilin televizionet ia paguajnë operatorit, i cili në mënyrë digjitale i transmeton përmbajtjet e tyre. Agjencia e komunikimeve elektronike (AKE) ka përgatitur propozim dokument me të cilin duhet të përcaktohet çmimi i saktë që televizionet duhet t’ia paguajë operatorit që i transmeton. Në këtë temë, sot në Agjencinë për Komunikime Elektronike kishte debat publik me të gjitha palët e interesuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimorja duhet zyrtarisht të publikohet deri në fund të muajit dhe do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë, pas çka menjëherë do të hyjë në fuqi.

“Momentalisht çmimi ishte përcaktuar në procedurë tenderi prej para tre vjetësh dhe ai, sipas nesh ishte shumë i lartë, prandaj ne e morëm këtë hap për përllogaritjen e çmimit. Tani në propozim dokumentin (do të shohim në fund, kuptohet sa do jetë në dokumentin përfundimtarë), parashikojmë që diku më shumë se 50% duhet të ulet çmimi, që në fakt i reflekton shpenzimet e vërteta që i ka operatori dhe për të cilin ne vlerësojmë se është çmim real. Çmimi që u fitua në tender është diku rreth 156 mijë euro në vit për televizionet kombëtare, për transmetim 2 megabit në sekondë, ndërsa ne tani vlerësojmë se duhet të jetë diçka më shumë se 77 mijë euro për të njëjtin shërbim”, tha për Alsat-M, Vllatko Ristevski nga AKE./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori