LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në vendin e 118 në listën për lirinë e medias në botë

Maqedonia në vendin e 118 në listën për lirinë e medias në botë

Në Indeksin e publikuar të lirisë së mediave në mbarë botën, Reporterët pa Kufij, Maqedonia është renditur e 118, një vend më poshtë nga viti i kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetim theksohet edhe pse shpifja është hequr nga Kodi Penal në vitin 2012, akuzat u zëvendësuan me aksione civile, me mundësinë e gjobave të rënda dhe dënimet me burg për gazetarët dhe pronarët e mediave.

Që nga fundi i vitit 2014 janë paraqitur të paktën 580 padi për shpifje, dhe dhjetë raste prej tyre kundër gazetarëve. Si rezultat, sipas një ankete të sindikatës maqedone të gazetarëve dhe punonjësve të medias, më shumë se gjysma e gazetarëve në Maqedoni thonë se ata vet cenzurohen.


Në pjesën e lartë të raportit në të cilën rangohen 180 vende janë: Holanda, Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Zelanda e Re, ndërsa në pjesën e poshtme të raportit janë: Kina, Siria, Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritrea.

Polonia ka rënë për 29 vende për shkak të një ligji të ri, të miratuar nga janari, i cili i jep një mundësi qeverisë konservatore që të kontrollojë mediat shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori