Nga #Protestoj kanë paraqitur katër kërkesa të reja: Gjykata Kushtetuese të sqarohet për kushtetutshmërinë e ligjit për Prokurorinë Speciale Publike, të formohet departament i Gjykatës Speciale, Qeveri Kalimtare dhe në bisedimet të kyçen edhe organizatat qytetare, shkruan DW, transmeton Portalb.
Vula të kuqe dhe të kaltërta nga revolti i qytetarëve, përsëri e kanë “zbukuruar” Portën Triumfale në Shkup, e cila disa net me rend e absorbon pakënaqësinë e shumave milionëshe të mjeteve të harxhuara për projektin neoklasik “Shkupi 2014”. Dhe nuk ishte e vetmja që u ngjyros. Sy të kuq mori edhe përmendorja e luanit në fontanën e sheshit Maqedonia ku është i vendosur përmendorja e Aleksandrit të, ndërkaq në ujin e fontanës është hedhur detergjent i cili më pas nxori shkumë mbi ujin. Në të kuqe dhe në të kaltër u ngjyros edhe fasada e Ministrisë së Kulturës, por edhe policët mbrojtës që ishin në kordonin përpara saj.
“Qytetarët inkurajohen. Çdo ditë, gjithnjë e më shumë po vazhdon të rritet “lumi” nëpër rrugët”, komenton një student i Fakultetit Ekonomik, i cili thotë se çdo natë është prezent në protesta dhe e ndjen dallimin. Në rrjetet sociale mbizotëron kënaqësia nga zgjimi i qytetarëve.
“Maqedonia është në këmbë, regjimi është i gjunjëzuar”, Nikolla, a e sheh se sa “të do” popullore?”, “Nikolla, është koha që të paralajmërosh investim – në dorëheqjen tënde”, këto janë vetëm disa nga porositë e qytetarëve. Disa në mënyrë retorike shkruajnë “Gjyshe, pse luani ka sytë e kuq?”.
Protesta e djeshme ishte më masivja. Edhe këtë herë protestuesit nga objekti i PSP-së, kanë shkuar në drejtim të Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq më pas nëpërmjet sheshit “Maqedonia”, kanë shkuar te Ministria e Kulturës.
“Dorëheqje”, “nuk a drejtësi, nuk ka paqe”, “Nikolla në robëri”, “do të fitojmë”, këto kanë qenë vetëm disa nga thirrjet e protestuesve, që njëkohësisht kanë shkruar edhe grafitë nëpër lokacionet e ndryshme të Shkupit.
Në protestën e djeshme, për dallim, i janë bashkangjitur edhe Lëvizja Besa dhe partia Uniteti, në të cilën u panë dhe funksionarë të lartë të këtyre partive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës