Konferenca e parë e boronicës që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë, do të nis sot.
Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik në sektorin e boronicës Boost Berries (Vitomericë) mblodhi së bashku më shumë se 150 pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë për Konferencën e parë të Boronicës në Kosovë.
Qëllimi i konferencës është që të bashkojë fermerët ekzistues dhe potencial të boronicës në Kosovë, duke krijuar një rast unik për mundësitë e krijimit të rrjetit dhe për të mësuar nga përvoja e madhe e tre specialistëve ndërkombëtarë që japin ligjërata në kultivimin e boronicës.
Kjo ngjarje dy-ditore përfshin konferencën në hotelin Emerald më 19 prill, dhe një vizitë fushore te pemishtet e boronicës së Boost Berries në Vitomiricë më 20 prill.
Kërkesat për rritjen e boronicës janë shumë të veçanta. Kultura ka kërkesa të veçanta ushqyese dhe duhet të kombinohet me pH-në kritike të tokës dhe faktorët e tjerë të brendshëm.
Ky kombinim i faktorëve e bën arritjen e rendimenteve optimale një detyrë shumë komplekse.
Kultura e tanishme, siç është evidentuar gjatë vjeljes së saj të parë, ka treguar ndjeshmëri të skajshme ndaj faktorëve të mjedisit dhe ka kërkuar menaxhim të shkëlqyeshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe