LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër mes Ahmet Isufit e Frashër Krasniqit, pas koalicionit AAK-NISMA

Debat i ashpër mes Ahmet Isufit e Frashër Krasniqit, pas  koalicionit AAK-NISMA

Një debat i ashpër është zhvilluar mes nënkryetarit të AAK-së Ahmet Isufi dhe zëdhënësit të LVV- së, Frashër Krasniqi.

Kjo ka ndodhur vetëm pak kohë pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nismës për Kosovën.


Ahmet Isufi në debatin e zhvilluar në RTK3, i është drejtuar Krasniqit duke i thënë se ju keni punuar mbrapa gjatë bashkimit opozitarë për t’i marr pjesëtare të partive duke përfshirë edhe Donika Kadajn-Bujupin, transmeton Indeksonline.

“Donika Kadaj-Bujupi, nuk ka qene shkak për anulimin e protestës. Ne jemi duke jemi munduar të marrim asnjë pjesëtarë të partive të tjera, përveç atyre që kanë shprehur dëshirë të kalojnë në LVV”, i është kundërpërgjigjur, Frashër Krasniqi.

Krasniqi për anulimin e protestës tha se: “Ne kemi pas dilema dhe paqartësi tona, ne kemi pas dyshime ka pas takime mes AAK-së dhe NISMA-s fshehtas VV-së.

Ndërsa, Ahmeti i ka kundërshtuar këto takime mes AAK-së dhe NISMA-s duke thënë se këto janë shpifje pasi nuk ka pasur asnjë takim të fshehtë.

“Menjëherë pas shkëputjes se VV-së këto dy parti dolën me koalicion të përbashkët”, është shprehur Krasniqi, ai vazhdoj duke thënë se VV nuk mundet të jetë e pavendosur për një protestë dhe te dal qesharake për qytetarët e saj.

Kur nënkryetari i AAK iu drejtua Krasniqit pse u anulua në momentin e fundit protesta, ai tha se protesta nuk është anuluar konkretisht nga LVV pasi NISMA ishte ajo që ka qenë ajo që ka kërkuar të anulohet protesta

“Nuk ka qenë i njëanshëm anulimi i protestës, ne për mos me marrë vendime mbrapa shpinës. Dhe ne nuk kemi qenë ata që kërkuam për anulim ishte Nisma për anulim”, është shprehur Krasniqi.

“Ne nuk mundemi të organizojmë protesta dhe te ketë veprim të përbashkët duhet të krijohet  alternativa qeverisëse ku është dhe shoqëria civile sepse është shumë më rëndësi kush merr pjesë”, tha ai.

Krasniqi tha poashtu se kriteret e AAK-së për listë të përbashkët ishin të papranueshme. Ato është dashur të vlerësohen gjitha sondazhet dhe zgjedhjet e mëhershme dhe të merret një vendim i përbashkët.

Isufi tha se protesta do të mbahet dhe i bëri  thirrje gjithë qytetarëve të marrin pjesë ne protestën e 14 majit.

Përsëri u bë pjesë e diskutimit Donika Kadaj- Bujupi për të cilën Krasniqi tha se edhe Kadaj- Bujupi tha në arsyetimin e saj ka thënë se nuk është dakord me vazhdimin e kësaj politike.

Krasniqi tha po ashtu se për VV është e rëndësishme, çdo proteste që behët kundër qeverisë, por duhet të sqarohen dy gjera të krijohet një alternative që krijon shpresë për qytetaret.

“Të sqarohet çështja e kokëtimeve me subjektet politike. LVV bazohet në dy ide a jemi a dëshirojmë të  largojmë këtë qeveri a dëshirojmë më koketua më këtë qeveri”, tha Krasniqi.

Nga ana tjetër Isufi insistonte se “nuk ka kokëtim, nuk është mirë më shpif, as nuk është mirë më fol

gjëra të pavërteta. Duhet të insistojmë në kundërshtim të marrëveshjeve, ne duhet të kthehemi kundër qeverisë dhe jo kundër njeri tjetrit”.

Krasniqi vazhdoj me insistimin se AAK-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme edhe më herët ishte rasti i bojkotimit të Kuvendit.

Isufi tha se opozita e bashkuar mund të vazhdojmë, vetëm duhet vullnet e jo kushte për të njëri tjetrin.

Krasniqi tha se për deri sa i bëhet thirrje PDK për koalicion nuk do të ketë hapësirë për opozitë të bashkuar.