LAJMI I FUNDIT:

Serbët bllokojnë kufirin Kosovë-Serbi në Jarinë

Serbët bllokojnë kufirin Kosovë-Serbi në Jarinë

Qytetarët e veriut të Kosovës kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinë për më shumë se një orë.
Bllokada ka ndodhur për shkak të vendimit të institucioneve kosovare që të ndalojnë hyrjen e qytetarëve që posedojnë letërnjoftime të shtetit të Serbisë.

Banorët e Zveçanit dhe komunave të tjera veriore janë mbledhur në pikën kufitare duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi.

Burime të gazetës “Zëri” kanë njoftuar se qytetarët serbë nga Mitrovica e veriut dhe nga Zveçani, të cilët me rreth 15 vetura kishin shkuar rreth mesditës tek pika kufitare në Jarinë, janë zotuar “se nuk do të lejojnë që të mbesim të mbyllur në geto”.

Pas një ore, ata janë shpërndarë, ndërkohë që komunikacioni në pikën kufitare në Jarinje është normalizuar, raporton ‘zeri.info’.

Me qytetarët serbë të veriut të Kosovës ndodhëshin edhe kryetarët e katër komunave veriore, Goran Rakiq (Mitrovicë e veriut), Dragan Jabllanoviq (Leposaviq), Stevan Vulloviq (Zubin Potok) dhe Vuçina Jankoviq (Zveçan), të cilët kanë shprehur frikën e tyre, “se në rast të zbatimit të vendimit, ekonomia dhe jeta përgjithësisht në Kosovë e Metohi do të bllokohet”.