“Shpresë për Shqipërinë” është një ndër projektet më shenjtëror që organizohen në mbarë kombin tonë.
Qëllimi kryesor është sensibilizimi i njerëzve për të qënë dhurues vullnetar të gjakut duke i’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë me Talasemi, i cili organizohet nga artisti, Gentjan Dema, i cili vjen në një intervistë ekskluzive për të na njohur më tepër rreth koncertit të datës 8 maj.
Si lindi ideja e realizimit të koncertit “Shpresë për Shqipërinë”?
Si ide më ka lindur që kur kam qenë në universitet, pasi unë gjithmonë kam qënë marrë me organizimet e aktiviteteve të shkollave, si në të mesmen, ashtu edhe në të lartën. Gjithmonë kisha dëshirë që të bëja një event social, ku unë mund t’ju vija në ndihmë disa shtresave në nevojë të shoqërisë tonë dhe kështu më lindi ky event.
Nga kush u përkrahët fillimisht dhe si u prit nga publiku?
Edicioni i parë ka qenë vërtetë shumë i vështirë, pasi asnjëherë nuk mundet të të besojë njeri për çfarë ti mund të bësh në të vërtetë. Gjithmonë të duhet një “CV” e kompletuar që të bëhesh i besueshëm për palën tjetër, e sidomos tek bizneset ku ata duhet të më besonin mua logon e biznesit të tyre. E kështu që hera e parë ka qenë plotësisht investim i imi personal, sepse doja me çdo kusht ta realizoja edhe sikur vetëm njëherë të vetme.
Cila është arsyeja e organizimit të këtij evenimenti?
Zanafilla e saj u nis si një event lokal, por nga edicioni i dytë, fillova të projektoja një projekt gjigand, ku në brendësi të saj të ishte e gjithë shqiptaria, kudo që ndodhej. Doja ta titulloja “Shpresë për Shqipërinë”, sepse çdo gjë që do bënim, të ishte një rreze shprese për secilin individ ku ne mund të jepnim nga vetja jonë gjënë më të shtrenjtë, “dhurimin e gjakut”. Çfarë dua të arrij me këtë event, është sensibilizimi i të gjithë njerëzve për të dhuruar gjak vullnetarisht dhe gjithashtu të bëjmë bamirësi në kuptimin e saj të plotë, me aq pak mundësi sa kemi për të arritur qëllime të mëdha, tek sa shikon fytyra të buzëqeshura dhe jetë të shpëtuara nga gjesti yt shumë i vogël human.
Domethënë, gjithçka bëhet për t’u solidarizuar me personat me aftësi të veçanta?
Duke qenë se ky event bëhet një herë në vit, por që në fakt jehona e saj zgjat shumë, pasi vetë artistët lënë shumë gjurmë tek admiruesit e tyre dhe ky është edhe qëllimi final i saj. Falë mediave dhe rrjeteve sociale, ne mund t’i shikojmë në çdo kohë fotot ku artistët kanë qenë pjesë e këtij eventi, e kështu që fansat mund të bëjnë çfarë idhulli i tyre bën me vepra, (në rastin tonë tek “Shpresë për Shqipërinë”). Ky event organizohet çdo datë 8 Maj, pasi siç njihet edhe si “Dita botërore e Talasemisë” (Ata fëmijë që ju duhet të kryejnë transfuzion gjaku 1-2 herë në muaj). Një pjesë e madhe e artistëve ju dolën përkrah.
Edhe sivjet do ndodhë ashtu?
Padiskutim! Nuk kam fjalë t’i falenderoj artistët tanë shqiptar, pasi kanë një zemër të madhe humane që nuk hezitojnë asnjëherë për t’u bërë pjesë e këtyre eventeve me bazë humanizmin. Gjithmonë i kam pasur të gatshëm, por shkaku i të mos qenit ndonjëherë prezent ka qenë thjeshtë fakti I ndonjë aktiviteti tjetër që ka qenë mbyllur si kontratë më përpara. Por, di të them që kam pasur edhe artistë që e kanë anulluar koncertin e tyre duke e shtyrë në një datë tjetër, vetëm e vetëm që të mos mungojnë këtu.
Ju përgëzojmë për këtë, sepse jeni i vetmi që po bëni një mrekulli të këtillë! Dua të them që Shpresë për Shqipërinë nuk është vetëm i Gentit, por i të gjithëve që kanë dëshirë të sensibilizojnë apo të ndihmojnë shtresat e vafëra dhe me nevoja të ndryshme jetike, ndaj unë jam gjithmonë i hapur për bashkëpunime si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo. Unë thjeshtë e startova këtë ide duke e sjellur deri këtu, tashmë mund të suportoj me emrin tim shumë evente sociale./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A i parashikuan ‘The Simpsons’ zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu
Jennifer Garner ‘shpërthen’ në lot gjatë intervistës: Shoqja ime nuk ia doli në kohë, ajo vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles