LAJMI I FUNDIT:

Audi do të vijë me një kombinim ndërmjet TT dhe R8

Audi do të vijë me një kombinim ndërmjet TT dhe R8

Audi është duke punuar në një automjet të ri sportiv për të mbushur hapësirën mes modelit TT dhe R8.

AutoBild raporton se Audi është në bisedime me Porschen për krijimin e një veture sportive me motor mesatar që do të futej në familjen R me performanca të larta.

Sipas raportimit, modeli mund të quhet R8, ndërsa deri tani është duke u punuar nën kodin PO455.


Nuk dihen akoma detajet e veturës, por thuhet se ai do të jetë i bazuar në gjeneratën e ardhshme Porsche Boxster, me sistem që tërheqë me të gjitha rrotat.

Spekulimi për një veturë të re sportive të Audit kanë qarkulluar që nga viti 2010.