LAJMI I FUNDIT:

Sa pamje e keqe: Të moshuarit rrihen mes veti, me fshesat me bisht (Video)

Sa pamje e keqe: Të moshuarit rrihen mes veti, me fshesat me bisht (Video)

Në një rrugë që besohet se ndodhet diku në Kroaci, është parë një skenë jo e zakontë.

Kalimtarët e rastit i kanë shikuar me habi dy të moshuar, të cilët rriheshin me fshesa të gjata.

Ata dëgjohen duke bërtitur, derisa fillojnë që goditen me pajisjet për pastrim, transmeton Telegrafi.


Në zënkën që ka zgjatur një kohë të konsiderueshme, njëri ka qenë më i fortë, duke e nënshtruar kundërshtarin që bërtiste gjatë tërë kohës dhe e mbronte kokën.

Këtë përleshje bizare të burrave, e kanë ndaluar disa të rinj që kanë qenë në afërsi.

Nuk bëhen të ditura motivet, apo lëndimet nga kjo rrahje. /Telegrafi/