LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja, e shqetësuar për çështjen e lirive fetare në 10 shtete

SHBA-ja, e shqetësuar për çështjen e lirive fetare në 10 shtete

Departamenti amerikan i Shtetit i ka paraqitur Kongresit listën e vendeve që “ka shqetësime” në çështjen e lirive fetare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për shtyp ka bërë një deklaratë në lidhje me çështjen në fjalë.


Kirby u shpreh se në listën që DASH i ka paraqitur Kongresit ndodhen vendet si Arabia Saudite, Irani, Myanmar, Kina, Eritrea, Koreja e Veriut, Sudani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.