Dashuria e parë jo vetëm nuk harrohet, por është edhe vendimtare për formimin e të gjitha lidhjeve tona të ardhshme. Pra, përse është kështu.
Nuk është dashuria e parë e rëndësishme vetëm për atë që na ndodh në periudhën e ndjeshme të pjekjes, por edhe për shkak që ndikon në formimin e personalitetit tonë dhe në pjesën më të madhe përcakton dashuritë tona të ardhshme.
Ekziston e ashtuquajtura mbamendje emocionale, përkatësisht mendja e njeriut fuqishëm i mban në mend ngjarjet, aromat, fotografitë, gjestet dhe çfarëdo qoftë tjetër kur ndodhemi në gjendje të theksuar emocionale.
Kështu shumë emocione nga rrethi ynë mund të na rikujtojnë dashurinë tonë të parë, sepse në atë periudhë të jetës sonë kemi qenë shumë emocionalë, transmeton Telegrafi.
Pikërisht nga këto arsye mund të na pëlqejnë disa karakteristika të partnerit të tashëm apo të ardhshëm. Për shembull, me dashurinë tonë të parë kemi zhvilluar emocione të këndshme ndaj ndonjë gjesti të caktuar, aromës e të ngjashme, dhe partneri i ri na tërheq sepse sillet apo aromatizon në të njëjtën mënyrë.
Pra, kërkojmë dhe njohim te partnerët e rinj disa karakteristika të cilat i ka pasur dashuria jonë e parë, sepse i kemi lidhur me emocione të këndshme.
Natyrisht, dashuria megjithatë është diçka më shumë se proceset kimike të trurit tonë, mirëpo në zhvillimin e preferencave emocionale, por edhe në vetë joshjen, ka shumë kimi dhe procese biologjike në kuptimin mirë të fjalës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Profesionet që lakmojnë meshkujt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?