LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i helikopterit në liqenin e Shkodrës, zbardhet autopsia e pilotëve që humbën jetën (Video)

Rrëzimi i helikopterit në liqenin e Shkodrës, zbardhet autopsia e pilotëve që humbën jetën (Video)

Ekspertet mjeko- ligjor kanë dorëzuar në prokurori raportin për shkakun e vdekjes së dy pilotëve të forcave ajrore, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 6 prillit në liqenin e Shkodrës.

Shkencërisht është arritur në konkluzionin se njëri nga pilotët ka humbur jetën si pasojë e dëmtimit frakturës cervikale, ndërsa piloti i dytë për shkak të mbytjes, pasi nuk ka mundur të dalë për shkak se ishte lidhur me rripat e sigurimit.

Gjithashtu organi i akuzës në Shkodër dhe ne tiranë kanë vijuar marrjen në pyetje të ushtarakëve të forcave ajrore kolegë të dy pilotëve.


Nga këqyrja e helikopterit si dhe nga dëshmitë dyshohet se shkaku i rënies mund të jetë një gabim njerëzor i pilotëve gjatë manovrave.

Kjo e përcaktuar edhe nga mënyra se si ka rëne helikopteri, të cilit gjatë goditjes i është thyer pjesa e pasme e cila i ka mundësuar ushtarit profesionist të shpëtojë duke notuar.

Gjithsesi konkluzioni përfundimtare pritet të zbardhet pas këqyrjes së kartës së kamerës regjistruese të helikopterit për të cilën priten ekspertet gjerman.

Gjithashtu prokuroria do të marrë serish në pyetje Baramuçën, i cili në momentin e parë ka deklaruar se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur./OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori