LAJMI I FUNDIT:

Abdeslam posedonte dokumente rreth qendrës kërkimore bërthamore në Gjermani

Abdeslam posedonte dokumente rreth qendrës kërkimore bërthamore në Gjermani

Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet terroriste në Paris, raportohet se në banesën e tij në qarkun Molenbeek të Brukselit, kishte pasur dokumente rreth qendrës kërkimore bërthamore Julich në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.

Julich gjendet në afërsi të kufirit belg dhe aty ruhen mbeturinat bërthamore, kurse kjo qendër në një deklaratë të lëshuar për media, thekson se nuk ka indikacione për ndonjë rrezik, duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe inspektorët bërthamorë, transmeton Telegrafi.

Duke cituar burime nga komisioni për kontrollin parlamentar, grupi medial RND, ka bërë të ditur se Hans Georg Massen, kreu i agjencisë së brendshme gjermane të zbulimit BfV, gjatë muajit mars kishte deklaruar para Komitetit, se Abdeslam kishte poseduar dokumente në lidhje me qendrën kërkimore bërthamore.


Sipas këtij burimi, Massen i ka thënë Komitetit se është përgjegjës për monitorimin e punës së shërbimeve të inteligjencës gjermane, se në banesën e Abdeslam janë gjetur dokumente të printuara nga interneti dhe fotografi të drejtorit ekzekutiv të Julich, Wolfgang Markard. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori