LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta akademik Latif Susuri

Ndahet nga jeta akademik Latif Susuri

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton opinionin se sot në mëngjes, në spitalin e Prishtinës, vdiq anëtari i rregullt i saj, akademik Latif Susuri.

“Është kjo një humbje e madhe për familjen, shkencën, Akademinë, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe më gjerë”, thuhet në njoftim të ASHAK.

Bashkë me njoftimin për vdekjen e Susurit, ASHAK ka dërguar edhe një biografi për akademikun e ndjerë.


Biografia:

Akademik Latif Susuri lindi më 7. 05. 1941 në Zhur, ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme bujqësore e mbaroi në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, në vitin 1975.

Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit, në vitin 1983. Si bursist i disa fondacioneve qëndroi për studime specialistike në SHBA, në Angli dhe në qendra të tjera. Në vitin 1977 zgjidhet ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës dhe pastaj i merr të gjitha thirrjet akademike deri te pro fesori ordinar. Ishte dhe dekan i këtij Fakulteti. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Preokupimi kryesor i akademik Susurit ishte puna shkencore-hulumtuese në fushën e sëmundjeve të bimëve, të fitopatologjisë.

Nga lëmi i ngushtë ka botuar shumë punime në revista të njohura shkencore në vend dhe në botën e jashtme (SHBA, Gjermani, Itali, Hungari, Slloveni, Kroaci etj.). Ishte profesor mysafir në disa universitete dhe anëtar i disa shoqatave profesionale. Për punën e tij ka marrë shumë mirënjohje.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Susuri, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot, në orën 11, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet pas kësaj mbledhjeje, po ashtu në mjediset e Akademisë.

Akademik Latif Susuri do të varroset sot (e enjte) në vendin e tij të lindjes, në Zhur, në orën 16.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori