LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola Hellenic Kosova zgjedh Renault Clio si veturën e saj operacionale (Foto/Video)

Coca-Cola Hellenic Kosova zgjedh Renault Clio si veturën e saj operacionale (Foto/Video)
DCIM100MEDIADJI_0019.JPG

Coca-Cola Hellenic, mbushtorja më e madhe në Evropë, ka zgjedhur Renault Clio – veturën lidere të segmentit B në Kosovë, si veturën për nevojat e tyre operacionale në Kosovë.

Ndër faktorët kryesorë mbrapa vendimit të tyre për të ju bashkangjitur kompanive të tjera të shumta që deri tani kanë zgjedhur Clio-në ishin kryesisht fokusi i tyre tek mbrojta e ambientit dhe siguria e pasagjerëve, në të cilat Clio është lider Evropian.

DCIM100MEDIADJI_0018.JPG


Gjatë procesit të tenderimit dhe vlerësimit, CCHK morën parasysh këta faktorë:
– Mbrojtja e ambientit ku Clio përmbush standardet e fundit strikte të EU-së , ato Euro 6, dhe është një ndër makinat më ekologjike në treg.
– Siguria dhe komoditeti i stafit – Clio karakterizohet si një veturë me komoditet të jashtëzakonshëm si dhe notën më të lartë në siguri, 5 Yje nga Euro NCAP, e cila siguron që stafi i tyre por edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion janë më të sigurt.
– Shërbimet profesionale të servisimit të veturave me kosto të arsyeshme që ofrohen nga importuesi ekskluziv i Renault në Kosovë.

Në lidhje me këtë proces, prononcohet edhe Zgjim Mita, drejtori gjeneral i Auto Mita që është importues ekskluziv i Renault për Kosovë dhe Shqipëri.

DCIM100MEDIADJI_0003.JPG

“Fakti që jemi zgjedhur nga një kompani si CCHK për flotën e tyre e vërteton nivelin profesional të shërbimit por edhe kualitetin e veturave që ne po e ofrojmë. Mirëpo kjo vetëm se rrit presionin që përveç klientëve individual, me vazhdu me i shërbye edhe klientët tanë nga korporatat në nivel evropian dhe vetura lidere në mënyrë që ato me përfitu në uljen e shpenzimeve të operimit të flotës përderisa ulin ndotjen e ambientit dhe risin sigurinë e stafit”.

Ai gjithashtu shton se vlera kryesore e kompanisë tonë që rrethon tërë stafin është profesionalizmi. Prandaj shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë CCHK për besimin dhe t’i sigurojmë ata dhe çdo klient tjetër që vendosmëria për ofrimin e shërbimeve cilësore vetëm sa do te rritet

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Kalo në kategori