LAJMI I FUNDIT:

Përsëritet finalja në volejboll

Përsëritet finalja në volejboll

Pjesa finale e përfundimtares së Superligës së Kosovës në volejboll për meshkuj po kalon nëpër një udhë, përgjatë së cilës drejtësia po vendoset dhe rivendoset në tavolinë.

Megjithatë, gjithçka mori fundin me vendimin e Bordit të FVK-së, që si organ i shkallës së dytë shfuqizoi vendimit e komisarit, Lulëzim Gërguri, i cili, pas ankesës së Lubotenit për (sipas tyre) parregullsitë në emëroren e lojtarëve të shënuar në protokollin e ndeshjes (9 lojtarë dhe 2 libero), ndeshjen e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Lubotenit të Ferizajt, shkruan Gazeta Tribuna.


Besa nuk qëndroi duarkryq duke kërkuar rishqyrtimin e këtij vendimi, gjë që megjithatë përfitoi të paktën mundësinë që ndeshja e parë e fituar në fushë nga pejanët 3:1, të rizhvillohet.

Në mbledhjen e Bordit që u mbajt dje, u mor vendimi që të “shfuqizohet vendimi i Komisarit të garave mbi regjistrimin me rezultat zyrtar të ndeshjes Besa-Luboteni, e mbajtur më 7.4.2016.

Inicohet procedura disiplinore ndaj zyrtarëve të kësaj ndeshjeje: procesmbajtësit, gjyqtarit të parë, vëzhguesit, trajnerit të skuadrës mysafire dhe sekretarit të skuadrës mysafire”.

Ndeshja e parë ndërmjet Besës dhe Lubotenit, duhet të riluhet. Bordi I FVK-së ka gjetur shkelje procedural te paraqitja e ankesës së KV Luboteni, ku ka rënë ndesh me nenin 29 të Propozicioneve të Garave. Bordi, gjithashtu, ka gjetur shkelje materiale të skuadrës vendëse, duke rënë ndesh me nenin 3 të Aneks-propozicioneve të Garave”, thuhet në vendimin e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori