LAJMI I FUNDIT:

Carroll shpreson të mos lëndohet

Carroll shpreson të mos lëndohet

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Andy Carroll u është përgjigjur kritikëve që kanë thënë se anglezi më shumë preferon të lëndohet sesa të luajë.

27-vjeçari gjatë katër vjetëve me West Hamin është lënduar 14 herë, katër herë vetëm sivjet.

“Shumë njerëz mendojnë se unë dua të lëndohem”, ka thënë Carroll në një intervistë për The Telegraph.


“Njerëzit shpesh thonë: ‘U lëndua përsëri. Ai me qëllim po e bën’. Unë natyrisht se nuk dua të lëndohem”, ka shtuar ai.

“E di se është punë, por për mua është hobi. Unë dua të jem në fushë. Nuk dua të ulem dhe ta shikoj lojën nga televizori”.

Carroll shpërtheu me gola gjatë këtij vikendi kur për dhjetë minuta realizoi hat-trick në barazimin 3 me 3 kundër Arsenalit.