LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e madhe për Bono të Thesarit tregon stabilitet financiar

Kërkesa e madhe për Bono të Thesarit tregon stabilitet financiar

Përmirësimi i mëtutjeshëm i stabilitetit buxhetor dhe financiar, rritja më e madhe e ekonomisë, përmirësimi i reputacionit të Kosovës në raport me partnerët e jashtëm dhe investitorët, janë disa nga faktorët që kanë bërë kërkesa për blerje të Bonove të Thesarit të Republikës së Kosovës të tejkaloj ofertën e afruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Në ankandin KV007-16, u ofertuan Bono Thesari 3-mujore në vlerë nominale prej 10 milionë euro. E tërë shuma do të shërbejë për ri-financimin e bonos të emetuar në janar 2016. Megjithëse në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 17.8 milionë euro, u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht, e që është 10 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.22% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -25 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 3-mujore, e cila ishte 0.47%”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Një rezultat i tillë tregon që bizneset, Qeverinë e Kosovës e shohin si partner të sigurt për investimin e mjeteve të tyre. Ministria e Financave është e përkushtuar dhe e vendosur që bashkë me partnerët e saj të punoj në forcimin e stabilitetit buxhetor dhe financiar të shtetit. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori