LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Të mos zvogëlohet pushimi i lehonisë

SBASHK: Të mos zvogëlohet pushimi i lehonisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar ndaj idesë së zvogëlimit të pushimit të lehonisë duke thënë se edhe ashtu ligji është i keq.

“Sipas Ligjit të punës dhe Marrëveshjes së Përgjithshme dhe Kontratës Kolektive të sektorëve lehona gëzonte pushim 12 muaj, prej të cilëve 3 muaj pa as edhe një kompensim. Tash po insistohet me diktimin e vazhdueshëm të sektorit privat, por jo rrallë edhe të atij shoqëror që muajt e pushimit për lehonat të zbriten. Kjo është një goditje ndaj lehonave, por edhe ndaj të ardhmes së Kosovës. Kujt do t’i mbetet Kosova edh nëse zhvillohet e bëhet e pasur. Do t’i mbetet pleqve se popullatë të re do të ketë gjithnjë e më pak”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Kjo Sindikatë kërkon nga institucionet të ndalen dhe të shikojnë statistikat të cilat sipas tyre janë alarmuese.


“Numri i nxënësve për çdo vit shkollor ka rënie drastike. Njëra nga arsyet që po ndodh kështu, krahas emigrimit të vazhdueshëm është edhe rënia e natalitetit apo numrit të lindjeve. Në çdo vend të botës kur hetohen elementet e para që tregojnë rrezikun nga mplakja e një populli fillohet me masa konkrete duke dhënë benifite për nënat e reja që lindin fëmijë. Te ne ndodh e kundërta sepse shkurtohet pushimi i lehonisë, bëhen pazare se sa muaj, nga ata pak muajt e pushimit do të paguaj punëdhënësi e sa Qeveria dhe publikisht flitet si tërthorazi kundër lindjeve”, theksohet ndër të tjera në reagimin e sindikatës së arsimit, raporton Koha.net

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori