LAJMI I FUNDIT:

Bejta: Çelësi i suksesit në prodhimtari është promovimi

Bejta: Çelësi i suksesit në prodhimtari është promovimi

Në kuadër të projektit “Turizmi-derë e hapur për bashkëpunim ndërkufitar”, një delegacion i Komunës së Gostivarit i kryesuar nga kryetari Nevzat Bejta qëndroi për vizitë në Komunën e Dragashit në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Bejta pati takim me kryetarin e Komunës së Dragashit Salim Jenuzi, ndërkohë që mbajti fjalim edhe në hapjen e panairit të gastronomisë dhe turizmit.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e qytetarëve të Komunës së Gostivarit t’ju falënderoj për mikpritjen vëllazërore, ndërsa juve pjesëmarrësve në këtë panair t’ju dëshiroj ditë sa më të frytshme dhe bashkëpunim sa më të madh në mes të bizneseve. Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, dita e sotshme është e një rëndësie të veçantë për komunën e Dragashit dhe komunën e Gostivarit. Është hera e parë që komunat tona organizojnë një eveniment të tillë në të cilin marrin pjesë prodhues vendor si dhe agjenci turistike. Çelësi i suksesit në prodhimtari është promovimi. Rëndësia afatgjate e këtij panairit është shumë e madhe për ekonomitë e të dy komunave. Megjithatë, ky nuk është synimi i vetëm i këtij panairi”, tha kryetari i Komunës Bejta.


Muajin e kaluar, theksoi Bejta, u themelua Rrjeti ndërkufitar për eko turizëm në të cilin rrjet marrin pjesë pikërisht bizneset që sot e kanë fjalën kryesore këtu.

“Uroj që ky rrjet dhe kjo mënyrë e organizimit me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore dhe atraksioneve turistike të vazhdon të jep fryte edhe në të ardhmen. Të nderuar prodhues vendor të Komunës së Dragashit dhe Komunës së Gostivarit, krijimi i një linku të qëndrueshëm me instrumente për promovim të ofertës së përbashkët në të dy anët e kufirit është jetike për ju e posaçërisht për ata që pranojnë shërbimet dhe prodhimet e juaja. Andaj, le të jetë dita e sotshme hapi i pari i rrugëtimit të gjatë që të gjithë ju së bashku duhet ta bëni në të ardhmen”, shtoi kryetari Nevzat Bejta, duke falënderuar Delegacionin e Bashkimit Evropian të cilët financuan këtë projekt kaq të rëndësishëm për dy komunat, si dhe nikoqirin kryetarin e Komunës së Dragashit Salim Jenuzi për punën e shkëlqyer të realizuar brenda kohës.

Në Panairin e gastronomisë dhe turizmit, morën pjesë prodhues vendor, tur-operatorë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit nga të dyja komunat, të cilët ekspozuan prodhimet e veta. Projekti është financuar nga IPA fondet e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori