Bashkëshortja e Shpresim Ukës, tashm të dënuar me 15 vjet burgim në procesin gjyqësor të njohur si “Bllaca 2”, për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe vrasjen në tentativë të deputetit të LDK-së, Adem Salihaj, pohon se bashkëshorti i saj po vuan dënim për krimet që nuk i ka bërë.
Mirvete Uka u është drejtuar me një letër të hapur avokatit të popullit Hilmi Jasharit dhe kryetarit të KMDLNJ-së, Behxhet Shala.
Bashkëshortja e Ukës ka theksuar se në procesin gjyqësor, që është zhvilluar ndaj Shpresim Ukës, janë bërë shkelje të shumta.
“Të akuzuarit në rastin Bllaca u dënuan vetëm me dëshmitë e dëshmitarit bashkëpunues. Kodi i procedurës penale i Kosovës neni 262 paragrafi 4 thotë: ‘Gjykata nuk e shpall personin fajtor vetëm mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari bashkëpunues’. Përveç kësaj, deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues ishin krejtësisht kontradiktore me ato të palës së dëmtuar madje për shkak të mësimit përmendësh të skenarit, dëshmitari për gjëra të njëjta, ka dhënë shpesh herë edhe vet deklarata kontardiktore, në faza të ndryshme të procedurës penale”, shkruan në letrën e saj bashkëshortja e Ukës, raporton Telegrafi.
Shpresim Uka kishte qëndruar për tri vite në arrati pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tij. Ai u arrestua me 12 nëntor të vitit të kaluar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Më poshtë lexojeni të plotë letrën e hapur të bashkëshortes së Shpresim Ukës:
Për: Avokatin i popullit zotin Hilmi Jashari
Kryetarin e KMDLNJ-së zotin Behxhet Shala
Po u drejtohem juve si drejtues të dy organizmave që merren me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.
Jam bashkëshortja e Shpresim Ukës, i dënuar nga EULEX-i me 15 vjet burg, për krimet që nuk i ka bërë. Ju ndoshta nuk keni qenë në dijeni për mënyrën se si ishin zhvilluar procedurat në procesin gjyqësor të njohur si Bllaca 2, ku u dënua bashkëshorti im dhe pesë persona të tjerë. Ju sigurisht se nuk keni qenë në dijeni për shkeljet esenciale të dispozitave ligjore, shkeljen e të drejtave të të akuzuarve dhe vërtetimin plotësisht të gabuar të gjendjes faktike.
Më lejoni të përmend vetëm disa nga shkeljet e shumta që janë bërë në këtë proces gjyqësor.
Të akuzuarit në rastin Bllaca u dënuan vetëm me dëshmitë e dëshmitarit bashkëpunues. Kodi i procedurës penale i Kosovës neni 262 paragrafi 4 thotë” “Gjykata nuk e shpall personin fajtor vetëm mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari bashkëpunues.” Përveç kësaj, deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues ishin krejtësisht kontradiktore me ato të palës së dëmtuar madje për shkak të mësimit përmendësh të skenarit, dëshmitari për gjëra të njëjta, ka dhënë shpesh herë edhe vet deklarata kontardiktore, në faza të ndryshme të procedurës penale.
Kryetari i trupit gjykues, ka qenë anëtar i trupit gjykues në procesin Bllaca 1, të filluar po ashtu në bazë të pretendimeve të të njëjtit dëshmitar bashkëpunues. Kjo bie në kundërshtim me nenin 39 të KPPK e sidomos me pargarfin 3 të po këtij neni i cili thotë:
“Gjyqtari gjithashtu mund të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rast konkret, nëse përpos rasteve nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, prezantohen dhe vërtetohen rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij ose që duken të papërshtatshme.”
Me këtë rast u shkel edhe neni 2 i KPPKi cili thotë: “Shqiptimi i sanksionit penal nga gjykata e pavarur dhe e paanshme Vetëm gjykata kompetente, e pavarur dhe e paanshme mund t’i shqiptojë sanksion penal kryerësit të veprës penale në procedurë të filluar dhe të zbatuar sipas këtij Kodi.”Mbrojtja kishte kërkuar me kohë përjashtimin e tij, por kërkesa nuk u përfill.
Aktgjykimi i marrë, ngre shpesh dilema “ose…ose.” Neni 7 pargarafi 1 i KKPK thotë: “ Gjykata, prokurori i shtetit dhe policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm.”
Gjykata dhe aq më pak prokuroria nuk u interesua që të vërtetojë faktet në favor të të pandehurit. Neni 7 paragarafi 2 i KPPK thotë: “Sipas dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që marrin pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim maksimal profesional dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të pandehurit si dhe ato në favor të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të saj t’i mundësojnë të pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe provave që janë në favor të të pandehurit.” Askush dhe me asgjë nuk u vërtetua që Shpresim Uka të ketë qenë anëtar i SHIK-ut ashtu sikur askush dhe me asgjë (përveç dëshmisë së Nazim Bllacës) nuk vërtetoi që Shpresim Uka të ketë qenë nxitës i këtyre veprimeve për të cilat edhe është dënuar.
Të gjitha shkeljet si më lart janë evidentuar me kohë dhe janë ngritur jo vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor po edhe në fazat e mjeteve juridike. I pandehuri nuk u trajtua si i barabartë në proces. Kërkesat dhe propozimet e mbrojtjes nuk u përfillën dhe fjala iu mor shumë herë madje nën kërcënimin e shqiptimit të masës ndaj tij/saj, sikur edhe ndodhi me njërin nga mbrojtësit në këtë rast. Me këtë, u shkel parimi i barazisë së armëve, më konkretisht neni 9 i KPPK.
Habia më e madhe në këtë rast, është anashkalimi nga ana e trupit gjykues e provës materiale (një gëzhojë e dhënë nga Nazim Bllaca) e cila binte në kundërshtim me provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Doktrina juridiko-penale na mëson për “kokëfortësinë”e provave materiale në raport me çfarë do prove tjetër në një proces gjyqësor. Në cilin do vend demokratik në një proces të drejtë e të paanshëm, prova materiale është prova më e fuqishme dhe do të duhej të hedhë poshtë çdo pretendim të bërë në akuzë.
Bashkëshorti im Shpresim Uka nuk i pranoi kurrë krimet që nuk i kishte bërë dhe mbrojtja e tij ka shfrytëzuar në vazhdimësi mjetet juridike të parapara me ligj. Për fat të keq, aktgjykimi dënues i marrë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë me 17 dhjetor 2012 (aktgjykim me dilema ose-ose e shfaqje dyshimesh dhe jo bindje të plotë),ishte vërtetuar më pas edhe në Gjykatën e Apelit e po ashtu edhe në atë Supreme. Me 2 shkurt të vitit 2015 (brenda afatit të përcaktuar me ligj), mbrojtja e Shpresim Ukës avokati Betim Shala iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të konstatoj nëse ishin shkelur të drejtat e të akuzuarit, duke u mbështetur pretendimin e saj në disa vendime të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila për raste të ngjashme kishte konstatuar shkeljen e të drejtave të njeriut.
Të nderuar
Ju sigurisht se nuk keni qenë në dijeni të asaj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në këtë proces gjyqësor dhe aq më pak në prapaskenat e tij, por unë besoj se kohëve të fundit, ju keni përcjellë sado pak lajmet ekskluzive dhe shokuese që u dhanë rreth lidhjeve të dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca me prokurorin për krime lufte në Serbi Branimir Stankovic dhe po ashtu edhe të këtij të fundit me prokurorin e EULEX-it Maurisio Salustro, i cili aktualisht punon si këshilltar në prokurorinë e Serbisë në Beograd.
Për fatin tonë të keq, Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe rrjedhimisht as nënshkruese e Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, prandaj qytetarët e saj nuk e kanë të drejtën dhe mundësinë që të procedojnë kërkesat e tyre në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Srasburg.
Në të kundërtën, unë jam e sigurt se vendimi për dënimin me burg të bashkëshortit tim do të rishikohej dhe lënda, së paku që do të kthehej në rigjykim. Unë nuk e kam të qartë se për çfarë arsye Gjykata Kushtetuese po e prolongon lëndën me numër protokolli Kl10-15. Dua të besoj dhe shpresoj se kjo po ndodhë për shkak të ngarkesës me lëndë dhe prioriteteve të tyre dhe jo të ndonjë presioni eventual edhe te kjo Gjykatë, të ndonjë gjyqtari apo prokurori të EULEX-it, që mund jetë ngatërruar në pazaret politike me prokurorinë serbe për krime lufte, në Beograd.
Të nderuar
Unë e di se ju nuk e bëni ligjin dhe se Institucionet që drejtoni nuk e kanë as kompetencën dhe as fuqinë ekzekutive për të ndryshuar vendimet e Gjykatave të rregullta. Por unë u lus që të ngrini zërin tuaj dhe të shtyni prokurorin e shtetit të fillojë hetimet lidhur me qëllimet, format, metodat dhe organet me të cilat kishte bashkëpunuar Nazim Bllaca, ku ishte ngritur dhe si ishte zhvilluar procesi për të cilin po ju flas. Unë ju lus që të ngrini zërin tuaj që të ndikohet te prokurori i shtetit i cili do duhej nisur hetimet për këtë rast e që në harmoni me nenin Neni 238 të KPPK do duhej bërë Revokimi i shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues dhe vërtetimi nga kolegji shqyrtues, se dëshmia e dëshmitarit bashkëpunues, është e rremë. Në rrethana të tilla procedura duhet të rishikohet.
Për të gjitha këto, unë po u nis adresat elektronike të disa mediave ku u publikuan shkrimet e fundit.
Të nderuar, unë shpresoj të keni kohë dhe durim për të lexuar e dëgjuar një pjesë të gjërave që janë thënë e dëgjuar ditëve të fundit lidhur me Nazim Bllacën.
Unë dua të besoj se do të përdorini autoritetin tuaj dhe kontribuoni që çështja të zgjidhet drejt.
Unë dua të besoj se dikush duhet të veproj dhe të tërheq vëmendjen se në këtë rasat janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut (neni 6 i Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut) dhe përgjithësisht parimi gjykimit të drejtë si një ndër parimet bazë të procedurës penale në vendin tonë.
Ju lutem gjeni ë bashkëngjitur edhe kërkesën e avokatit mbrojtës dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kërkesën për rishikimin e procedurës penale dhe kërkesën për fillimin e hetimeve…
Të gjitha shkeljet ligjore mund t’i shihni nëse do të lexoni procesverbalet e shqyrtimit gjyqësor të cilat i ka gjykata po edhe mbrojtja.
Me respekt Mirvete Uka
Bashkëshortja e Shpresim Ukës i dënuar me 15 vjet burg në procesin e njohur si Bllaca 2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje