LAJMI I FUNDIT:

Kosova, në listën e vendeve ku mund të jetohet shumë lirë – nëse je njujorkez! (Foto)

Kosova, në listën e vendeve ku mund të jetohet shumë lirë – nëse je njujorkez! (Foto)

Një faqe amerikane ka renditur vendet ku mund të jetohet më lirë. “GoBankingRates” ka bërë një listë me vendet ku kostoja e jetesës është më e ulët krahasuar me atë të New Yorkut.

Klasifikimi është bërë pasi janë analizuar një sërë faktorësh, si: fuqia blerëse e vendasve, indeksi i qirave, i ushqimeve, çmimeve të konsumit, që përfshin çmimet e restoranteve, transportit etj.

Në 50 prej shteteve të listës, qiraja është 70 për qind më e lirë se ajo në New York, frutat dhe perimet 40 për qind më lirë, ndërsa shërbimet e tjera rreth 30 për qind më pak.


Mes këtyre vendeve ndodhet edhe Shqipëria, e cila gjendet e 27-a në listë. Me një fuqi blerëse 58.8 për qind më të ulët se New Yorku, qira 90.8 për qind më të lira, ushqime që kushtojnë 72 për qind më pak dhe shërbime që mund të merren kundrejt çmimeve 64.4 për qind më pak, kostoja e jetesës në Shqipëri llogaritet rreth 630 dollarë në muaj.

Kosova renditet e treta për koston e ulët të jetesës. Me fuqi blerëse 33.8 për qind më të vogël, qira 91.5 për qind më të ulëta, ushqime 75.8 për qind më pak dhe shërbime që kushtojnë 72.6 për qind më lirë, kostoja e jetesës për një person llogaritet rreth 275 dollarë në muaj. /Shekulli/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori